Lajmet

Edhe LDK-ja reagon kundër gjuhës shantazhuese të ministres së Drejtësisë, e akuzuar për hedhje gazi në Kuvendin e Kosovës

Arsyetimi “ligjor” i ministres së Drejtësisë: Besnik Bislimi e ka nip, Gëzim Tosunin, por për 50 vjet e ka takuar vetëm njëherë (!)

Pas paraqitjes skandaloze të ministres së Drejtësisë dje në një seancë gjyqësore, ku ajo akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, ndërsa kërkonte nga Prokurori që ta pezullojë lëndën,  kanë reaguar kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu edhe deputetja e kësaj partie, Daorsa Kica-Xhelili. Deklarata e …

Më shumë...

Derek Chollet mirëpriti pranimin e planit evropian nga Albin Kurti për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një telefonate. Ai  e ka mirëpritur  pranimin e planit evropian nga Albin Kurti për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Chollet ka kërkuar zbatimin e këtij plani …

Më shumë...

Opozita në Shqipëri do të mbajë një protestë kundër kryeministrit, Edi Rama, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në Tiranë

Opozita ka thirrur për sot në orën 12.00  një protestë masive në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen Mek Gonigal, për të cilin demokratët thonë se është përfshirë në një aferë korruptive me qëllim për  shkatërrimin e opozitës. Në këtë protestë, krerët …

Më shumë...

Ambasada amerikane, në Tiranë, u kërkon qytetarëve të vet të mos dalin te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për shkak të protestës

Ambasada amerikane në Tiranë i bënë thirrje të gjithë shtetasve të saj që të shmangin vendet e protestuesve

Ambasada amerikane, në Tiranë,  ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin lëvizjet pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të zhvillohet protesta e  Sali Berishës.  Në kumtesën e Ambasadës thuhet se një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të …

Më shumë...

Përparim Gruda: Ministrja që premton reforma, edhe pse e akuzuar, në sallën e gjykimit ushtron presion mbi Prokurorinë

Perparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar kundër deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar nga prokurori që të heq dorë nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, sa ishte në opozitë. …

Më shumë...

Dardan Molliqaj: Byroja e konfiskimit të pasurisë do të jetë instrument i sofistikuar politik në duar të Albin Kurtit

Dardan Molliqaj

Pas miratimit në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ka reaguar edhe PSD-ja. Kryetari i kësaj partie Dardan Molliqaj, ka deklaruar se byroja do të jetë instrument i sofistikuar politik i kryeministrit Albin Kurti. “Nuk ka ndryshuar kontrolli absolut mbi përzgjedhjen e organeve …

Më shumë...

Më 21 shkurt 2023 fillon gjykimi kundër eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala, para Trupit gjykues të Gjykatës Speciale

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale,

Më 21 shkurt 2023 nis gjykimi kundër ish-eprorit UÇK-së Pjetër Shala para Trupit gjykues të Gjykatës Speciale. Deklaratat hyrëse janë planifikuar të vijojnë edhe më 22 shkurt. Përmes një njoftimi për media, Gjykata Speciale ka njoftuar se më 21 shkurt, krye gjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë leximin …

Më shumë...

13 deputetë votuan pro mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, nga 68 sa ishin në sallën e Kuvendit

Kuvendi

Lidhja Demokratike, gjatë seancës së djeshme  të Kuvendit të Kosovës, propozoi që të mbahej një seancë e jashtëzakonshme me dyer të mbyllura për të diskutuar rreth dialogut, lidhur me  propozimit evropian,  apo sikur thuhet të Planit franko-gjerman. Por ky propozim nuk kaloi, pasi për të votuan vetëm 13 deputetë dhe …

Më shumë...

David Aleksander: Tërmetet në Turqi janë një katastrofë e shkaktuar nga ndërtime të dobëta, jo nga tërmetet

Termet

Profesori  i planifikimit emergjent në “University College” në Londër, David Aleksander, duke folur për tërmetet në Turqi ka deklaruar se kjo është një katastrofë e shkaktuar nga ndërtime të dobëta, jo nga tërmeti. Turqia për vite me radhë ka rrezikuar duke mos zbatuar ligjet moderne të ndërtimit. Vendi ka lejuar …

Më shumë...

Medvedev: Kryetari amerikan shpenzoi më shumë se 100 miliardë dollarë për Ukrainën, e panjohur për amerikanët e zakonshëm

Dimitri Medvedev

Ish-kryetari i Rusisë dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dimitri Medvedev, duke folur lidhur me planet e kryetarit amerikan, Joe Biden i cili dëshiron  të kandidojë për mandatin e tij të dytë, ka “demencë progresive” por që nuk është pengesë për t’u rizgjedhur në krye të vendit, transmeton Anadolu. …

Më shumë...

Bekim Çollaku: Plani Evropian i pranuar nga kryeministri Kurti nuk e përmban njohjen reciproke, as i përmbush pritjet e Kosovës

Bekim Çollaku

Në lidhje me pranimin e planit evropian nga ana e Kosovës, njohësi i çështjeve politike, Bekim Çollaku, ka thënë se plani  nuk e përmban në thelb njohjen reciproke de jure. Plani evropian nuk mund të konsiderohet se i përmbush synimet dhe pritjet e Kosovës për një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht …

Më shumë...

Gregory Keohe kërkon që sa më parë të dëgjohen 9 dëshmitarë të moshuar në rastin e ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Po të mos ishte shtyrë gjykimi kundër Hashim Thaçit ishte paraparë të dëshmonin: Riçard Holburk, Robert Dol e Medlin Olbrajt

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi në Hagë po vazhdon të insistojë që nëntë dëshmitarë të saj kryesisht të moshuar, të dëgjohen para se të nis çështja e prokurorisë në Gjykatën Speciale. Në një parashtresë, avokati i Hashim  Thaçit, Gregory Keohe, ka listuar arsyet pse po e kërkon një …

Më shumë...

Krerë institucionesh, qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra, përkujtuan 16 vjetorin e vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt

Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt sot te pllaka e tyre përkujtimore kanë bërë homazhe krerë institucionesh, dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra. Kryeministri, Albin Kurti tha me këtë rast  se  asokohe me të drejtë është kritikuar Pakoja e Ahtisaarit. 232 plumba gjithsej …

Më shumë...

Lidhur me Akuzat për gazin lotsjellës, që kanë përdorur në Kuvend, Albulenë Haxhiu e të tjerët kërkohet ekspertizë balistike jashtë shtetit

Lirohen nga akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Bujupi dhe Besa Baftiu

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Demaku, ka njoftuar se do të caktohet të bëhet një ekspertizë balistike jashtë shtetit për të vërtetuar se çfarë mjetesh kanë përdorur të akuzuarit në rastin ku për posedim të gazit lotsjellës në Kuvend po akuzohen ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe …

Më shumë...

Skënder Hyseni: Ftesa Albin Kurtit, drejtuar opozitës për bashkërendim në punët e dialogut është e pasinqertë

Skënder Hyseni: Dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni ka thënë se ftesa e pasinqertë e Kurtit, drejtuar opozitës për “bashkërendim” në punët e dialogut, s’është asgjë tjetër veçse një mashtrim i ri, në përpjekjen e tij për të krijuar mbulesë dhe për ta shpërndarë përgjegjësinë për abortimin eventual në dialog. Kurtit …

Më shumë...

Në samitin e liderëve të BE-së, temë kyçe ishte lufta në Ukrainë, por u nxorën edhe disa konkluzione lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Parlamenti Evropian paralajmëron se mund ta bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk negociohet për “përmirësimin” e tij

Në samitin e djeshëm të liderëve të Bashkimit Evropian, temë kyçe ishte lufta në Ukrainë, por u nxorën edhe disa konkluzione lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Këshilli Evropian, duke marrë para sysh tensionet e fundit në veri të Kosovës, ka nënvizuar nevojën urgjente për progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës …

Më shumë...