Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

DASH në faqen zyrtare publikoi kërkesën e ambasadave të QUINT-it për lejimin e mbajtjes së Referendumit të Serbisë në Kosovë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar në faqen zyrtare kërkesën e ambasadave të QUINT-it për lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. Zyra për media e Departamentit Amerikan të Shtetit e ka publikuar deklaratën e përbashkët mbi referendumin Kombëtar të Serbisë më 16 janar. Një ditë pasi Josep Borellit, edhe Shtetet e QUINT-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara) dhe Bashkimi Evropian i kanë bëre thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në referendumin e Serbisë. Sipas QUINT-it duhet lejuar organizimi i procesit të votimit në përputhje me praktikën e mëhershme, ku misioni i OSBE-së merret me grumbullimin e votave. Përmes një deklarate të përbashkët, këto shtete kanë thënë se vërejnë me keqardhje se qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, është thënë në deklaratën e përbashkët. Më tutje i është bërë thirrje Qeverisë të Kosovës dhe Serbisë “që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”. “I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hape perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”, .është thënë në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Alon Ben-Meir

Alon Ben-Meir: Tri masat kyçe që duhet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës pas sulmit në Zubin Potok

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, ka ofruar tri masa kyçe që Qeveria e Kosovës duhet të …