Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, ka deklaruar se letra e sekretarit të shtetit amerikan Antony Blinken është ftesë për një moment të ri për Kosovën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se letra e sekretarit të shtetit amerikan Antony Blinken është ftesë për një momentum të ri për Kosovën. Ai ku ka theksuar se koha kur është dërguar kjo letër dhe me përmbajtjen e saj që kryesisht merret me temat e jashtme dhe dialogun Kosovë-Serbi, sipas tij, ka qëllim të qartë që dialogun ta fokusojë në njohje të ndërsjellë. Enver Hoxhaj thotë se  lista e temave që janë përmendur në këtë letër të sekretarit Blinken, e bëjnë atë platformë të politikës së jashtme amerikanë të vitit 2022. Në fillim të letrës të Sekretarit Blinken, tregohet agjenda e SHBA-së në raport me Kosovën dhe pritet që kjo të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me ambasadorin, Xhefri Hovenier dhe të dërguarin e posaçëm Gabriel Escobar! Prandaj, duhet të merret shumë seriozisht!”, ka shkruar  Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …