Dy zyrtarë të ambasadës së Serbisë, janë vrarë nga një sulm ajror i forcave amerikane kundër ISIS-it

Dy zyrtarë të ambasadës së Serbisë anë vrarë nga një sulm ajror i forcave amerikane që kishte për qëllim shkatërrimin e një baze të ISIS-it, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Ai ka thënë se do të kërkojë shpjegime e sqarime nga Shtetet e Bashkuara lidhur me vrasjen e dy serbëve, në Libi, ku përveç tyre janë vrarë edhe shtetas të tjerë të huaj. Libia ende nuk ka dhënë ndonjë informatë lidhur me sulmin amerikan dhe vrasjen e shtetasve të huaj në mesin e 40 të vrarëve nga sulmi ajror.  Familjarët e serbëve të vrarë i kanë drejtuar kritika Qeverisë së Serbisë, për shkak të mungesë së interesimit për fatin e familjarëve të tyre meqë janë bërë 60 ditë qyshkur dihet se ata  ishin  kidnapuar dhe nuk është dhënë asnjë informatë lidhur me fatin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Mosmbajtja e seancës për presidentin, cenim i rendit kushtetues

Afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit po afrohet drejt fundit, ndërsa debati …