Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje 6% të ekonomisë globale gjatë vitit 2021

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje 6% të ekonomisë globale gjatë vitit 2021

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel rekord këtë vit, një ripërtëritje e fuqishme nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar. Agjencia huadhënëse, në të cilën marrin pjesë 190 vende të botës, thotë se pret që ekonomia botërore të rritet 6% gjatë vitit 2021, 5.5% që ishte parashikuar në janar. Kjo do të ishte rritja më e madhe e ekonomisë globale e shënuar nga FMN-ja që nga viti 1980. FMN-ja parashikon që gjatë vitit 2022, rritja ekonomike ndërkombëtare do të jetë më e vogël 4.4%, por gjithsesi më e lartë nga parashikimi me 4.2% që u bë në muajin janar. Sipa vlerësimeve të fundit të ekonomistëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia globale u tkurr 3.3% gjatë vitit 2020, pas recesionit shkatërrues që erdhi si rezultat i shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në fillim të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …