MM

Ftesë për takim publik lidhur me Projekt – Strategjinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës

Në emër të Kryesuesit të Grupit Punues për hartimin e Strategjisë së Mbrojtjes, gjeneral major Gëzim Hazrolli, ju ftoj të merrni pjesë në Takimin Publik i cili organizohet në kuadër të procesit të konsultimit dhe komunikimit  publik.  Takimi Publik do të mbahet më datën 29.12.2020 prej orës 10:00 në Sallën e konferencave në Objektin e Ministrisë së Mbrojtjes. Qëllimi i takimit është njoftimin juaj me projekt-dokumentin përkatës dhe ofrimi i mundësisë së diskutimit profesional dhe akademik lidhur me përmbajtjen e tij. Besojmë se diskutimet dhe idetë tuaja do të kontribuojnë në cilësinë e këtij projekti me interes shtetëror. Iu njoftojmë se Projekt -Strategjia e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, bazuar në Rregulloren Nr. 05/2016 për standardet minimale të konsultimit publik, është publikuar në platformën online të konsultimeve publike më datën 15.12.2020 dhe mund ta gjeni në linkun:  http://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41022.

Duke ju dëshiruar mirëseardhje përfaqësuesve tuaj nga fusha përkatëse, ju njoftojmë se autoritetet tona përgjegjëse kanë ndërmarrë masat anti-covid dhe të njëjtat kërkojmë të respektohen edhe nga ana juaj. Pjesëmarrjen tuaj kërkojmë të na e konfirmoni deri më datën 28.12.2020 ora 12:00., kurse për çdo informacion shtesë mund të na kontaktoni.

 

Kolonel Sefer ISUFI 
Zv. Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun/ Deputy Director of the Office of Public Relations

Ministria e Mbrojtjes/Ministry of Defense

PHONE                        MOBILE                EMAIL                                            

+383 38 200 13 600      +383 49 902 225      [email protected] 

Kazerma „Adem Jashari“  10000 Prishtinë, Repubilka e Kosovës/Rep. of Kosovo

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …