Grupi i parë i ekipit të Kosovës arriti në Oran të Algjerisë

Grupi i parë i ekipit të Kosovës ka arritur në mëngjesin e sotëm në Oran të Algjerisë, ku prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022 do të mbahen Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022.

Në grupin e parë bëjnë pjesë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit.

Ekipi u nis nga Prishtina për në Shkup, prej nga u bë udhëtimi me aeroplan direkt për në Oran, së bashku edhe me ekipin e Maqedonisë së Veriut.

Delegacionit, të cilit i printe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe shefja e misionit, Rejhan Halili, kaloi pa ndonjë pengesë të gjitha procedurat në aeroportin e Oranit, pa pasur ndonjë problem për shkak të mos njohjes së Kosovës nga Algjeria.

Ekipi u vendos në Fshatin Mesdhetar. Ekipi i mundjes arrin sot, ndërsa ekipet e sporteve tjera në ditët në vijim.

Kosova në Oran përfaqësohet me 39 sportistë në 13 sporte të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Borxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen masa ndëshkuese

Borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, që përfshin sektorin familjar …