Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku, i cili nuk është përfshirë në listën për deputetë për Kuvendin e ardhshëm ka treguar se është pjesë e LDK-së që nga themelimi i saj, dhe vazhdon të jetë, edhe pse nuk është përfshirë në listën përfundimtare për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit. Baxhaku, që gjatë luftës së Kosovës ka shërbyer si mjek në operacionin “Shigjeta”, thotë se edhe përkundër këtij vendimi, atij nuk i ka mbetur hatri dhe do të vazhdojë të kontribuojë në partinë e tij dhe do t’u del në krah të gjithë kandidatëve për deputetë sepse beson në këtë listë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
