Ka ndërruar jetë, Adile Lushtaku, nëna e nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku

Ka ndërruar jetë, Adile Lushtaku, nëna e nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku

Ka ndërruar jetë Adile Lushtaku, nëna e nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Lushtaku.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Adile, nënës së gjeneralit Nuredin Lushtaku.

Nëna Adile jo vetëm për 6 djemtë e saj por ishte nënë edhe për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo ishte afër Komandantit Legjendar Adem Jashari e bashkëluftëtarëve të tij,  të cilët në ditët më të vështira në rrugën e idealit për liri u ushqyen nga duart e arta të saj.   Jeta dhe vepra e saj, kontributi në luftën tonë heroike do të mbetet përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Skenderajt i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, gjeneralit Nuredin Lushtaku dhe të gjithë miqve të familjes Lushtaku.  Pusho e qetë në tokën e Kosovës së lirë nëna Adile!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …