KEK dhe FIEK zotohen për thellimin e bashkëpunimit

Në frymën e zhvillimit të një edukimi universitar sa më të afërt me industrinë, u.d. KE i KEK sh. a. Luigj Imeri me bashkëpunëtor ka pritur në takim pune Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Prof. Asoc. Dr. Isak Shabani me bashkëpunëtor.

Qëllimi i takimit ka qenë thellimi i bashkëpunimit në mes të KEK-ut dhe FIEK, me theks të veçantë ripërtërija e marrëveshjeve aktuale për internship-praktikë profesionale në KEK nga studentët e FIEK duke krijuar grupet punuese të përbashkëta për këtë çështje si dhe mundësin e zhvillimit te projekteve të përbashkëta hulumtuese.

Korporata e vetme për gjenerimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me interes të ndërsjellë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …