Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për të mbajtur diskutimin publik

REAGIM: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a NUK I KA PLOTËSUAR KUSHTET LIGJORE PËR TË MBAJTUR DISKUTIMIN PUBLIK E NESËRM MBI ÇMIMIN E UJIT PËR ZONËN E SHËRBIMEVE TË KRU “PRISHTINA”
Autoriteti Kosovar për Shërbime të Ujit, në bazë të kompetencave të dhëna me nenin 20, të Ligjit Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, dhe Kreut V të Rregullores Nr. 12/2020 për Përcaktimin e Tarifave për Shërbimet e Ujit në Kosovë, vë në diskutim publik OBLIGON ofruesin e shërbimit të publikojë prezantimin që justifikon propozimin për nivelin e ri tarifor të paktën 10 ditë para mbajtjes së diskutimit publik. KRU Prishtina nuk e ka publikuar prezantimin për planin e ri tarifor sipas obligimeve ligjore. Ndërsa KRU Prishtina, njofton se do të mbajë diskutim publik nesër, kur ende sot nuk e ka publikuar prezantimin për planin e ri tarifor për shërbime të ujit.
‘Mbrojtësit e Konsumatorëve’ fton Autoritetin Kosovar për Shërbime të Ujit që të veprojë sipas kompetencave ligjore që ta ndalojë mbajtjen e këtij diskutimi publik, dhe të detyrojë KRU Prishtina të bëjë publik planin e ri tarifor menjëherë.
Sipas afateve ligjore, nëse prezantimi bëhet publik sot, diskutimi publik duhet të shtyhet për të paktën deri 29 Nëntor, 2021.
Praktikat e tilla mashtruese për qytetarët duhet menjëherë të ndalohen dhe autorietet kompetente të dënojnë shkelësit e ligjit.
Me ngritjen e çmimeve në të gjitha shërbimet e sektoret që po ndodh kohëve të fundit, tash e kemi rastin të angazhohemi dhe të paktën çmimi i ujit mos të ndryshojë.
#Qelisyte
#konsumatorvigjilent

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …