Kosova ndër top 20 vendet më reformatore në botë

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, në një postim të tij në facebook ka njoftuar se Banka Botërore ka ranguar Kosovën në top 20 vendet reformatore në botë në fushën e të bërit biznes, në raportin për vitin 2020. Jam i lumtur që puna jonë afro dy vjeçare është vlerësuar, duke shënuar progres të jashtëzakonshëm në klimën e të bërit biznes. Në këto dy vite, me punën tonë, është arritur që të krijohen kushte të favorshme për të zhvilluar biznes, mbështetje e subvencione për prodhues dhe përkrahje për tregtarë e biznese. Zotimi im për të ndikuar në zhvillimin pozitiv ekonomik në vend, tashmë është vlerësuar edhe nga Banka Botërore. Ne do vazhdojmë të jemi në krah të bizneseve tregtarëve dhe prodhuesve tanë, ka thënë ministri Shala në postimin e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …