Më 24 nëntor 2019 zbulohet busti i dëshmorit, Reshat Çoçaj në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në Gjonaj të Hasit

Më 24 nëntor 2019 zbulohet busti i dëshmorit, Reshat Çoçaj në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në Gjonaj të Hasit

Ju njoftojmë se me 24 nëntor në kuadër të festave të Nëntorit do të bëhet zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit Reshat Çoçaj në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në Gjonaj. Këtë bust të përmasave 1 metër e 80 Cm dhe e ka financuar familja e dëshmorit, ndërsa të pranishëm do të jenë në zbulimin e tij përfaqësuesit e institucioneve qindore dhe lokale. Me këtë rast do të mbahet edhe një fjalim rasti, ku do të flitet për jetën dhe veprën e dëshmorit, ndërsa bashkëluftëtarët do t’i evokojnë kujtimet për jetën e dëshmorit. Anëtarët e SHKA “Malësori” nga Gjonaj do ta japin me këtë rast një program artistik. Ky manifestim mbahet në organizim të përbashkët të Qendrës Kulturore në Gjonaj, që mban emrin e dëshmorit dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në HAS.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …