Fillimi / Institucionet / Ministri Hasani premton mbështetje për gratë e Krushës dhe gratë e verbra

Ministri Hasani premton mbështetje për gratë e Krushës dhe gratë e verbra

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takime të ndara gratë e Krushës që merren me në kultivimin, prodhimin dhe konservimin e perimeve dhe përfaqësueset e komitetit të grave të verbra të Kosovës. Ministri Hasani iu ka ofruar mbështetje grave të Krushës në rritjen e prodhimit vendor dhe eksportit si dhe ndihmë për rritje në punësim. Hasani ka theksuar se ministrinë që ai e drejton do t’i ketë në vëmendje gratë e Krushës duke vazhduar mbështetjen për biznesin që bëjnë duke rritur eksportin e prodhimeve vendore. Hasani ka thënë se gratë e Krushës janë inspirim për shumë gjenerata, pavarësisht humbjes së kryefamiljarëve, sepse nuk janë dorëzuar dhe kanë vazhduar punën me shumë sfida. Në takimin me përfaqësueset e grave të verbra, ministri Hasani ka thënë se janë një kategori që janë lënë pas dore dhe nuk kanë gjetur mbështetje. Hasani iu ka premtuar se do ta kenë mbështetjen e tij për të pasur mundësi që produktet artizanale që i krijojnë t’i promovojnë dhe t’i shesin me ndihmën e institucioneve të Kosovës. Po ashtu, Hasani ka thënë se do të punojnë që të drejtat e tyre, që janë të garantuara me ligj, të zbatohen. ​

Kontrolloni gjithashtu

KKSB në Viti vlerëson situatën e sigurisë në komunën e Vitisë të qetë e stabile

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ...