Adem Lushaj

Mr. Adem Lushaj: Kryeprokuror Lumezi, arrestoni autorët e Krimit makaber të ndodhur në Beleg të Deçanit!

Letër e hapur për Kryeprokurorin e Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezit dhe përfaqësuesve të “Gjykatës Speciale” në Kosovë për Masakrën e ndodhur në Beleg të Deçanit, në të cilën, pos që ishin vrarë dhe zhdukur dhjetëra qytetar, kishin ndodhur edhe dhunimet seksuale, si akti më i rëndë i njerëzimit.

I nderuar Kryeprokuror Aleksandër Lumezi!E nderuara “Gjykata Speciale” në Kosovë!

Fillimisht më lejoni t’i parashtroj disa nga shqetësimet të cilat qarkullojnë te çdo qytetar i Komunës së Deçanit, e aq më shumë këtyre ditëve, me rastin e ndalimit të ish Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. “Pse heshtën krimet e kryera ndaj popullatës civile të Deçanit? Kush duhet ti hetoj këto raste të krimeve monstruoze? Cila gjykatë i ka në agjendën e saj, hetimet dhe ndëshkimet e kryesve të këtyre veprave kriminale? Pse heshtën krimet serbe të bëra në Beleg, Shaptej, Lloqan, Pobergj, Kodrali, Irzniq… e shumë e shumë vende tjera? Pse nuk ngrihen padi ndaj kriminelëve të cilët kanë emër dhe mbiemër?

Nga shumë raste të krimeve të ndodhura në Deçan, do ceku vetëm njërin nga këto, atë të krimit monstruoz të ndodhur në Beleg, “Masakra e Belegut”, ku ishin vrarë e zhdukur me dhjetëra persona, sikurse që kishte ndodhur krimi më çnjerëzor, ai i dhunimeve seksuale.

Edhe pas këtyre vitesh nga “Masakra së Belegut”, drejtësia në Kosovë, qoftë vendore apo ndërkombëtare, po hesht, edhe pse kryerësit e kësaj vepre, dihen me emër dhe mbiemër. Qytetarët e Belegut dhe fshatrave tjera, ende shpresojnë në drejtësi, ende presin që drejtësia të thotë fjalën e vet, e që kriminelet të marrin dënimin e merituar. Rënkimi i viktimave të kësaj masakre, iu bëjnë ftesë organeve të drejtësisë, të ngrehin kokën dhe të tregojnë ndërgjegjen e duhur institucionale, e ata që kryen krimin të marrin dënimin e merituar.

Krimi makabër kishte ndodhur me 29 dhe 30 Mars të 1999, kur forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, kishin ndërmarr një ofensivë të egër vrasëse, ndaj popullatës së pa mbrojtur në fshatrat Irzniq, Beleg dhe fshatra tjera të Deçanit. Ata, në fshatin Irzniq kishin ekzekutuar 7 persona, në mesin e tyre edhe një nënë (Zeqë, Tahir, Himë, Hajdin e Shkurte Dervishaj, si dhe, Tahir e Hajdar Dacaj), ndërkaq në fshatin Beleg edhe 10 të tjerë: Naim Vishaj, Daut Alickaj, Nezir Vishaj, Hysni dhe Shaqë Binakaj, Qazim Hulaj, Gëzim Vishaj, Ali dhe Shaban Kadrijaj, si dhe të riun, Jetmir Mazrekaj, trupin e të cilit kishin hedhur në një bunar në fshatin Llukë të Epërm.

Për krimin e ndodhur mund të dëshmojnë edhe ata që falë zotit kishin shpëtuar, gjë që kanë dëshmuar edhe para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës. “Kam dëshmuar tri herë para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, për krimet e bëra në Beleg, por asnjë rezultat deri më tash”, ka treguar dëshmitari M. M. i cili ka njoftuar hollësisht për masakrën e ndodhur në Beleg, ku janë vrarë dhe zhdukur dhjetëra persona, por edhe akte tjera çnjerëzore, aktet e dhunimit të nënave, grave, motrave dhe vajzave tona. Ky dëshmitar ka thënë se “kemi qenë të tubuar në fshatin Beleg së bashku me qytetarët e fshatrave, Beleg, Drenoc, Sllup, Carrabreg… e fshatra tjera, me mundësinë e strehimit dhe mbrojtjes. Por, forca të shumta ushtarake dhe policore të maskuara, duke përdoruar çdo lloj dhune, na kanë maltretuar, plaçkitur, vrarë, por edhe kanë dhunuar vajzat e motrat tona.

 “Zoti më ka shpëtuar nga xhelatët, por kurrë nuk harrohet tmerri i atyre ditëve” na tregon përjetuesi i kësaj masakre, i cili shpreh habinë e tij për heshtjen e deritashme të institucioneve të drejtësisë, përkundër asaj që disa herë ishte intervistuar nga hetuesit e UNMIK-ut, EULEX, ICTY.

I nderuar Kryeprokuror Aleksandër Lumezi!

E nderuara “Gjykata Speciale” në Kosovë!

Në këtë krim të pa përshkruar, nuk ishin kursyer as pleqtë, e as fëmijët, pasi që në prani të tyre, ua kishin vrarë prindërit. “Isha shumë i ri, vetëm 12 vjeçar, kur nëpër shtëpitë tona kanë hyrë serbët e maskuar dhe të armatosur, duke plaçkitur, rrahur, djegur dhe vrarë, ku vranë edhe babën tim”, e kujton ngjarjen e ndodhur në familjen e tij, A. V, i cili ka të freskët ngjarjen e ndodhur para 17 vitesh. Fat më të rëndë se A. V, kishte Faton Vishaj, i cili në moshën 17 vjeçare ishte marr nga prehri i gjyshes, e sot e asaj dite nuk dihet për fatin e tij. Sikurse Fatoni kishte pësuar edhe i riu tjetër nga Dranoci, Jetmir Mazrekaj, i cili kishte arritur me plagë të shumta të largohet nga vendi i krimit dhe të gjen strehim në familjen Haklaj të Isniqit, të cilin për 12 ditë, (Demush dhe Sadri Haklaj), e kishin shëruar me copa djathi, por vrastarët serb e kishin gjurmuar dhe kishin hedhur në një bunar të fshatit Llukë të Epërm. Ndërsa A. A, babain e të cilit e kishin vrarë në prani të gruas së tij, disa herë ka kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare të thotë fjalën e vet dhe kryesi i kësaj vepre, (Zoran Gjurishiq), të përballet me drejtësinë. “Hetuesit e UNMIK, pastaj EULEX, kanë nxjerr kufomën e babës për autopsi dhe përkundër dëshmive bindëse dhe dihet qartë se kush është krimineli, ende shëtit i lirë”, thotë A. A, i cili ka humbur besimin te drejtësia vendore dhe ndërkombëtare.

I nderuar Kryeprokuror Aleksandër Lumezi!

E nderuara “Gjykata Speciale” në Kosovë!

Gjashtëdhjetë vjet më parë, kriminelët të prirë nga Zoran Gjurishiq, vranë dhe zhdukën:

Daut Aliçkaj,  Naim Vishaj, Nezir Vishaj, Hysni Binakaj, Gëzim Vishaj, Qazim Hulaj, Ali Kadrijaj, Shaban Kadrijaj, Jetmir Mazrekaj, Shaqë Binakaj, Malë Vishaj, Mujë Vishaj, Zymer Binakaj, Fatmir Vishaj, Faton Vishaj, Zenel Vishaj, Hamit Zukaj, Rexhep Neziraj, Brahim Zukaj, Hazir Zukaj, Ramë Kilaj, Smajl Ukëhaxhaj, Hajdar Mazrekaj, Nekë Binakaj, Sahit Mazrekaj, Sundim Mazrekaj, Hasan Mazrekaj, Misin Tolaj, Xhevat Tolaj, Isa Tolaj, Shaban Nitaj, Mehmet Tolaj, Haxhi Kadriaj,  Arif Mazrekaj, Afrim Haderxhonaj, Bashkim Haderxhonaj, Muhamet Haderxhonaj, Xhevdet Haderxhonaj, Ali Mazreaj, Beqir Dervishaj,  Tafë Dinaj dhe Ragip Morina.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …