Në Drenas është formuar edhe një Iniciativë Qytetare e emërtuar Zgjimi, e iniciuar nga Idriz Hajdari

Në Drenas është formuar edhe një Iniciativë Qytetare e emërtuar Zgjimi, e iniciuar nga Idriz Hajdari

 Në Drenas është formuar edhe një Iniciativë  Qytetare. Në një prononcim për KosovaPress, Idiz Hajdari iniciues i kësaj nisme ka thënë se Iniciativa Qytetare Zgjimi ka për qëllim kthimin e demokracisë së ngulfatur dhe të pritur që 17 vite në Drenas. Ndër të tjera ai ka thënë së kryesia qendrore e PDK-së nuk po e lejon zhvillimin e demokracisë në këtë komunë. Sipas tij, kjo Iniciativë do të jetë premtuese e demokracisë dhe zëri i arsyeshëm i qytetarëve. Menjëherë pas themelimit kjo Iniciativë ka marrë urimin e parë nga Elmi Thaçi kryetari i AKR-së, në degën e Drenasit. Ndërkohë javë më parë këtu është formuar edhe një Iniciativë tjetër më emrin, Qëndresa e cila po ashtu rrjedh nga nëndegët e pakënaqura të PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …