Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka dorëzuar në KQZ listën e kësaj partie për zgjedhjet e 6 tetorit. Florian Dushi nga LDK ka deklaruar para medieve se listës së kandidatëve të LDK-së prej 110 emrave, i prinë kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani. Ai nuk ka …
Më shumë...Daily Archives: 07/09/2019
Hajrullahu: Kompania serbe “KOTO” që në fillim të punimeve ka rrezikuar kalanë e Artanës
Duke folur për ndalimin e punimeve në kalanë e Artanës, drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Ismet Hajrullahu ka përkujtuar se kompania serbe “KOTO” që në fillim të punimeve ka rrezikuar ekzistencën e kalasë së Artanës. Ai ka theksuar se sipas hartuesit të projektit që ka bërë …
Më shumë...Mustafa: Në listën e LDK-së për deputetë, s’ka ardhacak por anëtar të përkushtuar të partisë
Duke lavdëruar listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë, kryetari i saj, Isa Mustafa ka shkruar se në listën e LDK-së s’ka ardhacakë(!) por të gjithë janë anëtar të përkushtuar të partisë. Lista e LDK-së nuk është listë e ardhacakëve të ditëve të fundit nga partitë e tjera ose …
Më shumë...Ahmeti: Dialogu nuk është zgjidhje e Qeverisë por si një obligim karshi bashkësisë kombëtare
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka shfaq bindjen e tij se koalicioni AAK-PSD do të jetë pretendenti kryesor për t’i fituar zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Mendoj se do jetë një koalicion më i gjerë, pra nevojitet një qeverisje më stabile, jo me 61 62 deputetë që gjithmonë …
Më shumë...Koalicioni AAK-PSD mban tubimin për paraqitjen e kandidatit për kryeministër dhe listën për deputetë
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate mban sot tubimin për paraqitjen e kandidatit për kryeministër dhe listën për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Bartës i listës do të jetë kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj i cili është edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndërsa i …
Më shumë...Policia ka ndaluar 7 çekë dhe 1 serb që synonin ngritjen me dron të mbishkrimit “Kosova është serbe” mbi stadiumin “Fadil Vokrri”
Policia e Kosovës ka ndaluar 7 çekë dhe një serb, prej të cilëve gjashtë burra dhe dy gra, për të cilët dyshohej që kishin për qëllim ngritjen me dron të mbishkrimit “Kosova është serbe” mbi stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjes futbollistike në mes Kosovës dhe Çekisë. Njoftohet se gjatë ndalimit të …
Më shumë...Tetë mijë e 500 mërgimtar janë regjistruar deri tani për të votuar përmes postës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri më tani numri i mërgimtarëve që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit përmes postës ka arritur në 8 mijë e 500. Njohës të procesit zgjedhor kanë deklaruar procedura për t’u regjistruar për të votuar me postë është shumë …
Më shumë...Në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të marrin pjesë 25 subjekte politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se 25 subjekte politike kanë bërë kërkesë për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Zëdhënësi për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi njoftoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesat e 25 subjekte politike, prej të cilave 20 …
Më shumë...Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e më gjerë i kryejnë pushimet, në Shqipëri, ndërsa ata të Shqipërisë, rreziten në Greqi
Edhe pse shumë shqiptarë përdorin afatin tre mujor të Shengenit për të punuar në Greqi dhe jo për turizëm, e vërteta është se numri i shqiptarëve që zgjedhin vendin fqinj për turizëm ka shënuar rritje të madhe vitet e fundit. Bazuar në të dhënat e Bankës së Greqisë për vitin …
Më shumë...Gjykata Penale e Shkupit refuzoi ekstradimin në Serbi të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina
Gjykata Penale e Shkupit ka dhënë mendimin lidhur me ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në të cilin thuhet se ai nuk duhet të ekstradohet në Serbi. Gjykata konsideron se në rastin në fjalë nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Morinës, ndërsa mendimin, me gjithë dokumentacionin, përfshirë …
Më shumë...PDK-ja nuk përkrah një qeveri teknike, zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza, thotë, Kadri Veseli
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia që ai drejton nuk përkrah një qeveri teknike dhe se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza. Kadri Veseli, i cili mban postin e kryetarit të Kuvendit, ka thënë se PDK ia ka dhënë dy …
Më shumë...Ministrja, Dhurata Hoxha, iu bën thirrje deputetëve të Kuvendit, të votojnë fondet IPA
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para votimit për shpërndarjen e legjislaturës aktuale, të votojnë me shumicë votash marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-së që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja. Në rastin e kundërt, e para …
Më shumë...MTI i bën thirrje konsorciumit “Limak”, të respektojë ligjet e Kosovës dhe kontratën për koncesionimin e aeroportit “Adem Jashari”
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka pranuar me shqetësim paralajmërimet e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ për fillimin e protestave. Kjo ministri u bën thirrje drejtuesve të sindikatës dhe atyre të aeroportit që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve për të cilat punëtorët janë të …
Më shumë...Albert Z. Zoli: “Në errësirë rrëzohen shpirtra” libri që me peozi kritikon problemet e mëdha sociale
Libri i fundit me poezi “Në errësirë rrëzohen shpirtra” i autorit Beshir Roka, sjell në poezinë shqipe një frymë të re, frymën e kritikës së fenomeneve negative në përditshmërinë e jetës shqiptare mes vargjesh. Të bësh kritikë dhe opozitën në vargje është një nismë sa e vështirë, po aq e …
Më shumë...Kryetari Latifi, ka pritur në takim Kryetarin e Bordit të Organizatës Hardh Fest
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në ambientet e Komunës, ka pritur në takim Kryetarin e Bordit të Organizatës Hardh Fest, Agron Sokoli, ku së bashku kanë nënshkruar marrëveshjen për subvencionimin e festivalit Hardh Fest për edicionin 2019. Komuna e Rahovecit dhe unë si kryetar, duke parë suksesin dhe …
Më shumë...Kryetari Kuçi mbajti takim me bashkatdhetarë
Komuna e Junikut gjegjësisht kryetari i Komunës Agron Kuçi, mbajti takim me bashkatdhetarë, ku njoftoj qytetarët e Junikut nga diaspora për projektet dhe zhvillimet e fundit. Qytetarët tanë nga diaspora dhanë kontributin e tyre me sugjerime dhe projekt-ide duke shprehur gatishmërinë për përkrahje në lehtësim dhe shtytje para të zhvillimit …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
