Daily Archives: 05/05/2016

Federica Mogherini vjen për një vizitë zyrtare në Kosovë

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Me këtë rast ajo do të marrë pjesë  në  seancën solemne të Kuvendit dhe do të mbajë një fjalim para  deputetëve të Kosovës. Ajo gjatë ditës do të takohet …

Më shumë...

Kryetari i Deçanit takon drejtorin regjional të ujësjellësit Hidrodrini

Të martën kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj së bashku me drejtorin e Urbanizmit z.Ramë Melaj është takuar me drejtorin regjional të ujësjellësit Hidrodrini z.Agron Tigani, dhe me z. Rasim Maloku, në takim është biseduar rreth përmasimit të sistemit të ujësjellësit në fshatrat e Deçanit si dhe ndërtimi …

Më shumë...

Furnizohen me ujë të pijshëm tri fshatra në veri të Mitrovicës

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që sa më parë të zgjidh problemet e qytetarëve të Kosovës, sidomos ato që kanë të bëjnë me kushtet elementare për jetë siç është uji i pijes“, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj – Gashi, e cila ka vizituar  …

Më shumë...

Kosova do ta kujtojë Eksodin e vitit 1999

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti një delegacion nga shoqata “Eksodi 99”, të drejtuar nga kryetari Ali Topalli, me të cilët bisedoi rreth aktiviteteve dhe organizimeve që bënë kjo shoqatë, në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1999. Ministri Kujtim Shala u shpreh se ky eksod …

Më shumë...

U dha edhe një parcelë për shfrytëzim në Zonën Industriale IMG në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj dhe afaristi Jeton Zogaj, nga fshati Samadraxhë, kanë nënshkruar të martën kontratën për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës. Sipas kësaj  kontrate, parcela që do të jepet në shfrytëzim afatgjatë është në Zonën Industriale në Shirokë, ndërsa në të …

Më shumë...

FSK merr në menaxhim situatën në zonën e incidentit në Ushtrimi Fushor “Veprimi i Shpejtë 7” në Mitrovicë

Ushtrimi Fushor  “Veprimi i Shpejtë 7” në Mitrovicë po vazhdon, pas lokalizimit të zjarrit nga ana e zjarrfikësve, Qendra Operative, u njoftua se në objekt të fabrikës vërehen pesë persona të cilët kërkojnë ndihmë. Ekipet përkatëse emergjente kanë reaguar menjëherë, për t’u ofruar ndihmë. Katër  prej këtyre të lënduarve  ndihma …

Më shumë...

Kryetari Vehapi priti në takim kryeshefin ekzekutiv të AME-së Fadil Kodra

Gjatë ditës së martë, kryetari i Komunës së Rahovecit z.Idriz Vehapi, ka pritur në  takim z. Fadil Kodra, kryeshef ekzekutiv nga  Agjencioni i Menaxhimit Emergjent, në takim prezent ishte edhe z.Bislim Morina, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në takim u bisedua për ndërtimin e objektit të zjarrfikësve njësia …

Më shumë...

Zyrtar nga UNDP u pritën në takim nga kryetari Idriz Vehapi

Të martën, kryetari i Komunës së Rahovecit z.Idriz Vehapi, ka pritur në takim zyrtar nga UNDP-ja, në këtë takim u bisedua për projektin “Ngritjen e Besimit përmes  Mbrojtjes  Kulturore në Kosovë”. Alexandra Meierhans, zyrtare në UNDP tha se jemi këtu që të ju informojmë në lidhje me projektin i cili …

Më shumë...

Betimi i Hashim Thaçit në postin e kryetarit bëhet në mënyrë solemne, pompoze, spektatore me qëllim megaloman…

Hashim Thaçi

Betimi i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi  është pika e vetme në rendin e ditës të seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila thuhet do jetë solemne, pompoze, spektatore me qëllim të irritimit të opozitës dhe kundërshtarëve të Hashim Thaçit. Seanca pritet të mbahet të enjten, më 7 prill në …

Më shumë...

Maja Kocijançiq: Do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë për çështje tregtare

Kocijançiq

Maja Kocijançiq, zëdhënës e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë për çështje tregtare. Ajo ka thënë me këtë rast se diskutimet e fundit  janë “kryer në atmosferë të mirë dhe konstruktive dhe …

Më shumë...

“Easy Jet” nderon ANP-në si stacionin më të mirë për performancë në kohën e procesimit të fluturimeve

ANP Adem Jashari

“Easy Jet” nderon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke e përzgjedhur si stacioni më i mirë për performancë në kohën e procesimit të fluturimeve dhe udhëtarëve të saj, duke lënë pas 600 stacione të tjera aeroportuale në 30 shtete në botë. Në çertifikatën e prezantuar nga përfaqësuesit e EasyJet, kjo cilësohet …

Më shumë...

Të gjithë kandidatët e propozuar për ministra nga radhët e BDI-së janë votuar në Kuvendin e Maqedonisë

Të gjithë kandidatët e propozuar për ministra nga radhët e BDI-së janë votuar në Kuvendin e Maqedonisë

Kandidatët e propozuar për ministra nga radhët e BDI-së janë votuar në seancën e sotme të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.  Pasi që ata do të japin betimin solemn do të votohet edhe për zëvendës ministrat. Edhe pse kryeministri teknik, Emil Dimitriev paraprakisht refuzoi dy propozime të BDI-së për ministra …

Më shumë...

Thaçi: Vdekja e akademik, Zef Mirditës, humbje e madhe për të gjithë ne

Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Kryetari i ri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se vdekja e akademik, Zef Mirditës, është humbje e madhe për të gjithë. Përmes një postimi të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai e ka cilësuar profesor Mirditën si njeri të përkushtuar ndaj të vërtetave historike. “Me …

Më shumë...

Qeveria e përmbylli vitin e kaluar me 185 milionë euro borxh

Qeveria e Kosoves

Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa e ka përmbyllur vitin 2015 me një borxh të konsiderueshëm ndaj qytetarëve dhe institucioneve, që kap shifrën e rreth 185 milionë eurove. Nga pasqyrat e shpenzimeve, ekzekutivi borxhin më të madh e ka pasur në shpronësimin e pronave. Kështu, Ministria e Mjedisit që ka …

Më shumë...

Të mërkurën takim i përbashkët Kosovë-Shqipëri

Mbledhja Kosovë-Shqipëri

Përfaqësues të Prokurorisë së Shtetit, Gjykatave, Policisë dhe Doganave të Kosovës, do të takohen nesër me homologët e tyre nga Republika e Shqipërisë. Në njoftimin e lëshuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, thuhet se temë e këtij takimi do të jetë “Bashkëpunimi ndërkufitar dhe lufta kundër krimit të organizuar”, i …

Më shumë...

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e rrugëve lokale në Studençan

Së shpejti do të fillon realizimi i projektit: “Ndërtimi i rrugëve lokale “Kroi i Gurorit” dhe “Bregu i Diellit” në fshatin  Studençan. Ky projekt do të realizohet falë marrëveshjes  së mirëkuptimit për bashkëfinancim të nënshkruar të martën në mes të kryetarit të Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj dhe Kompanisë “Celi  …

Më shumë...