Papa Françesku ka bërë thirrje për ndalim të luftimeve në Gaza. Gjatë fjalimit të bërë sot në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikani, ai kërkoi që të dërgohen ndihma humanitare për të plagosurit, për të lehtësuar situatën ekstreme. “Unë vazhdoj të mendoj për situatën e vështirë në Palestinë dhe Izrael, ku shumë njerëz kanë humbur jetën. Për hir të Zotit, ju lutem ndaloni. Pushoni zjarrin. Shpresoj se do të bëhet gjithçka për të parandaluar përhapjen e konfliktit, që të plagosurit të shpëtohen dhe ndihma të arrijë tek banorët e Gazës, sepse situata humanitare atje është shumë e vështirë. Le të mendojmë për fëmijët, për të gjithë fëmijët që janë përfshirë në këtë luftë, si dhe ata në Ukrainë dhe në konflikte të tjera, sepse kështu po vritet e ardhmja e tyre” theksoi mes tjerash, Papa Françesku.
Kontrolloni gjithashtu
Gjyqi i shekullit në Hagë drejt kulmit: vendimi që mund të trondisë Kosovën pritet në pranverë
Pas pesë vitesh procesesh të gjata, të mbyllura e shpesh të paqarta për publikun, gjykimi …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
