Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, për gjenocidin në Srebrenicë, e miratuar në seancën e sotme plenare  

Pritet votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, e premtja shansi i fundit që deputetët e Kosovës të kthjellën!

Para disa ditësh Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka mbajtur Konferencë shtypi pikërisht për këtë qështje të cilën e kemi parë si të domosdoshme për shpëtimin e bizneseve, në fushëveprimtarinë e tyre hotelieri, turizëm dhe gastronomi, me ç’rast nuk përjashtuam mundësinë e padisë ndaj dy qeverive Kurti dhe Hoti, si dhe protestave deri në gjetjen e një kompromisi që ky ligj të miratohet.

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike është vënë në votim shumë herë duke u bërë kështu një histori në vete, dhe pas shumë dështimeve në Kuvend për t’u votuar e pas shumë pritjeve dhe kërkesave nga ana jonë si OHTK, tani është shansi i fundit që ky ligj të votohet, sepse jemi në kohë pandemie, rritja e papunësisë është shumë e madhe prandaj ky ligj nuk duhet të jetë më vetëm si deklaratë por menjëherë të hyjë në fuqi.

Ky projektligj padyshim që i prek të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjitha bizneset pa përjashtim, dhe përveç që është një lajm shumë i mirë qoftë për bizneset, ekonominë dhe për qytetarët në përgjithësi, miratimi i këtij ligji theksojmë që është i domosdoshëm në këtë kohë pandemie sepse do të shpëtojë shumë biznese, me theks të veçantë bizneset e hotelerisë dhe turizmit si dhe punonjësit e goditur nga pandemia COVID-19.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës shpreh se me miratimin e plotë të ligjit për rimëkëmbje do të mundësohet rikuperimi i humbjeve të shumta që kanë pasur bizneset gjatë kësaj kohe, si dhe do të ndahen një sërë ndihmash për bizneset dhe qytetarët të cilët janë prekur më shumë!

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …