Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot, FSK po merr pjesë stërvitjen e madhe ‘Defender Europe 21’

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e nisjes së stërvitjes se NATO-s në Durrës, ku janë duke marrë pjesë edhe ushtarë nga Kosova, ka thënë se  sot ka shumë arsye për të qenë krenarë. “Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe ‘Defender Europe 21’. Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla. Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale. Urime NATO, urime Shqipëri, urime Kosovë! Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …