Rrahim Bekteshi: Ndahet nga jeta eprori lartë i UÇK-së dhe nënkoloneli Forcave Ajrore Shqiptare Agim Ismail Sallaku

Ndahet nga jeta eprori lartë i UÇK-së dhe nënkoloneli Forcave Ajrore Shqiptare Agim Ismail Sallaku. Të dashur bashkëluftëtar e kam shumë të vështirë të ju njoftojë me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të eprorit dhe komandantit të UÇK-së sikurse edhe nënkolonelit dhe të skuadrilës së helikopterëve të Forcave të Armatosura Shqiptare nënkolonel: Agim Ismail Sallaku. Agimin për herë të parë e njohëm në Feken ku edhe Qendra stërvitore e UÇK-së ai në atë kohë ishte kadet ku edhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përgatitjen e luftëtarëve të lirisë. Nënkolonel Agimi në përfundim të Akademisë Ushtarake si kadet ju bashkangjit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Qendra Stërvitore e Fekenit duke mos e njoftuar as vet familjen, ai nuk mundi të ndahej nga mijëra vullnetar të UÇK-së por vazhdojë së bashku me ata në vijat e frontit. Mirënjohje e thëllë për kontributin kombtar të dhënë në luftën çlrimtare të UÇK-së dhe si një profesionist i vërtetë në Ushtrinë Shqiptare! Varrimi të ndjerit organizohet me 27 gusht duke filluar në orën 13:00 në varrezat e Farkës në Tiranë! Prehu i qetë nënkolonel dhe luftëtar i lirisë! Ngushëllime familjes bashkëluftëtarëve dhe mbarë Ushtrisë Shqiptare!

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …