Ali Berisha: Kryeministri Haradinaj do të dijë të punoj në të mirë të gjithë qytetarëve të vendit

Ali Berisha: Kryeministri Haradinaj do të dijë të punoj në të mirë të gjithë qytetarëve të vendit

Sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se me kryeministrin Haradinaj, Kosova dhe populli ynë, do ta kthejnë shumë shpejt epërsinë e humbur në raport me shtetet e rajonit në pothuaj çdo sferë të jetës tonë. Ai ka thënë së kryeminstri Haradinaj do të dijë të shërbejë në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

“Me marrëveshjen e firmosur pasdite, Kosova u nis. Me marrëveshjen e sotme, Kosova ka arritur që miqve tonë të përhershëm, SHBA-së dhe vendeve mike të BE-së, tju ofrojë një partner, punëtorë dhe serioz në punë dhe veprime. Kosova nga tani do të ketë një kryeministër në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. Do të kalojnë shpejt edhe frustrimet nga palë të ndryshme politike. Zërat e inateve politike nga kushdo qofshin do të prekin pikën zero. Kryeministri Haradinaj do të dijë të gjejë mënyrën e unifikimit për të gjitha çështjet me interes nacional. Kryeministri Haradinaj do të dijë të shërbejë në të mirë të gjithë qytetarëve, pavarësisht përcaktimeve politike. Energjitë, vitaliteti, eksperienca, shembujtë e të kaluarës, burrëria, guximi institucional dhe politik i kryeministrit Haradinaj, Kosovën padyshim se do ta kthejnë si palë serioze dhe të barabartë, në të gjitha agjendat europiane dhe ndërkombëtare mbi çështjet e papërfunduara dhe mbi një të ardhme më të ndritshme për shtetin dhe popullin. Këtë popull që meriton shumë. Me Kryeministrin Haradinaj, Kosova dhe populli ynë, do ta kthejnë shumë shpejt epërsinë e humbur në raport me shtetet e rajonit në pothuaj çdo sferë të jetës tonë”, ka shkruar Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …