Vetëm 1 mijë e 600 studentë janë pranuar në Qendrën e Studentëve kurse ushqimin do ta marrin me vete në mensë

Universiteti i Prishtinës i njofton studentët banues në konvikte së gjësendet e tyre janë të sigurta por ato nuk mund të tërhiqen njëherë

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka njoftuar studentët banues në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, si dhe të gjitha palët e interesuara, se UP-ja ka pranuar me shumë seriozitet shqetësimet që janë adresuar nga studentët, pas shndërrimit të konvikteve në karantinë. Si rrjedhojë e kësaj, rektori Dema ka kontaktuar përmes telefonit me drejtorin e Përgjithshëm të QS-së, Fatmir Sfishta, ku në emër të studentëve ka përcjellë shqetësimet për sigurinë e gjësendeve të tyre, si dhe për mundësinë e tërheqjes së atyre gjësendeve, në veçanti të librave dhe të materialeve të tjera mësimore, nga këto hapësira të shndërruara tashmë në karantinë. Dema u informua nga drejtori Sfishta se gjësendet e studentëve janë të siguruara, si dhe janë ndarë sipas protokolleve që mundësojnë që asnjë pronë e studentëve të mos humbet. Ndërkaq, rreth kërkesës së rektorit Dema për t’u gjetur një mënyrë që librat dhe materialet e tjera mësimore të nevojshme të kthehen tek studentët, Sfishta informoi që një gjë e tillë është e pamundur në këtë fazë, për çka kërkohet mirëkuptimi i studentëve.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …