Vetëvendosje

VV: Qytetarët e Prishtinës janë kundër një politike që është diskriminuese sikur ideja e fundit e Shpend Ahmetit

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Egzon Azemi, ka thënë se ideja e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për të vendosur një tarifë prej dhjetë euro për hyrje në kryeqytet është ide e kotë dhe diskriminuese. “Të dalësh dhe të deklarosh në media taksë prej dhjetë euro pa shpjeguar asnjë detaj tjetër është qesharake. I thirri të gjitha mediat për ta prezantuar projektin e parkingut nëntokësor, ndërsa hodhi pluhur kaq të madh për këtë çështje. Nuk do të jetësohet kjo ide. Besoj se këtë e kanë ndaluar qytetarët e Prishtinës janë deklaruar se janë kundër një politike të tillë që është e pashpjegueshme dhe është diskriminuese”, është shprehur Azemi. Ai ka thënë se plani i Vetëvendosjes ka qenë për ndërtimin e parkingjeve në hyrje të qytetit, por jo edhe tarifa hyrëse. Azemi ka theksuar se Ahmeti nuk e ka mbajtur pothuajse asnjërin nga premtimet e dhëna për mandatin e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …