Monthly Archives: April 2016

Preteni: 100 zyrtarë të lartë nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre

Hasan Preteni

Gjatë javës së ardhshme, Agjencia kundër Korrupsionit ka paralajmëruar publikimin e statistikave që kanë të bëjnë me pasurinë e zyrtarëve të lartë publik. Kjo është bërë e ditur edhe nga vet drejtori i kësaj agjencie, Hasan Preteni. Sipas tij, në dy ditët e fundit të afatit ligjor, 1 mijë zyrtarë …

Më shumë...

Berisha: Miratimi i demarkacionit në Kuvend mund të sjellë destabilizim të vendit

Ali Berisha, sekretar organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Qeveria duhet të reflektojë dhe të marrë seriozisht kundërshtimin e demarkacionit nga qytetarët, ekspertët dhe opozita. Duke kërkuar që procesi i shënjimit të kufirit të shpallet i pavlefshëm, ai ka tërhequr vërejtjen se nëse Kuvendi e miraton …

Më shumë...

OSBE do t’i sigurojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Serbia dhe Spanja bojkotojnë konferencën e OSBE-së për shkak të Kosovës

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë, duket se edhe kësaj radhe do të sigurojë zgjedhjet e Serbisë në territorin e vendit tonë. Zyrtarë të këtij misioni kanë bërë të ditur se ata do të ndërmjetësojnë në procesin e mbledhjes së votave të serbëve të Kosovës, gjatë …

Më shumë...

Vajza e Ismail Kadaresë propozohet për ambasadore të Shqipërisë në OKB

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka propozuar si ambasadore të Republikës së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadarenë, vajzën e shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare. Kjo kandidaturë tashmë është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku do t’i nënshtrohet seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme. Besiana Kadare u lirua disa …

Më shumë...

Shfaqen persona me uniforma ushtarake serbe në veri

Marrëveshjet e arritura në Bruksel për shpërbërjen e strukturave paramilitare në veri, duket se nuk kanë dhënë kurrfarë efekti në terren. Persona që bartin uniforma zyrtare të shtetit serb vërehen gjithandej veriut. Kjo dëshmohet edhe nga një fotografi që po qarkullon gjithandej rrjeteve sociale. Në këtë fotografi të bërë tash …

Më shumë...

Ymeri: Përkundër mospajtimeve brenda opozitës, ajo ende mbetet e bashkuar

Ymeri: Kombëtarja na bëri të ndihemi të barabartë me kombet e tjera

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, është cituar të ketë deklaruar se edhe përkundër disa mospajtimeve brenda opozitës, ajo ende mbetet e bashkuar. Ai ka thënë se opozita ka provuar që të paraqesë një alternativë para qytetarëve, por një gjë e tillë është refuzuar në tërësi nga Aleanca për Ardhmërinë …

Më shumë...

Thellohet bashkëpunimi minerar në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, ka pritur në një takim zëvendësministrin e Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Gëzim Musabelliu, me të cilin ka diskutuar për thelluar bashkëpunimin në fushën minerare në mes dy vendeve. Me këtë rast, zëvendësministrja Gashi e ka informuar homologun e saj për të arriturat, respektivisht …

Më shumë...

Kryetari Selmanaj, ka pritur në takim Zyrtar të MPB-së

Kryetari i Komunës së Deçanit  z.Rasim Selmanaj, nënkryetari z.Sami Cacaj, shefi i personelit z.Ismet Kukleci dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë pritur në takim  përfaqësuesit e Sekretariatit për Siguri në Kosovë z.Bekim Podrimçaku Drejtor i Departamentit dhe analist për siguri, z.Kujtim Bytyqi zyrtar i lartë dhe z.Bledar Abazin  nga  MPB. Qëllimi …

Më shumë...

Memoriali kushtuar “Eksodit 89” inaugurohet më 15 prill

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur Enver Bytyqin, përfaqësuesi i kryetarit të Bashkisë   së Kukësit dhe përfaqësuesit e OJQ “Eksodi 99”, me në krye Ali Topallin, kryetar, me të cilët ka biseduar për organizimin e aktiviteteve për shënimin e 17 vjetorit të  përndjekjes masovike të shqiptarëve nga …

Më shumë...

Brenda 30 ditësh funksionalizohen E- Kioskat në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës  nënshkroi kontratë me kompaninë “PBC“ SHPK, nga Prishtina, për furnizim dhe montim të E-Kioskave për shërbim me dokumente të gjendjes civile. Kjo kompani ka treguar se është lider për prodhimin e zgjidhjeve teknologjike, për implementimin e projektit E-Kioska. Implementimi i kontratës pritet të bëhet brenda 30 ditësh …

Më shumë...

Komuna e Prishtinës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë shënojnë 35-vjetorin e Demonstratave të vitit 1981

Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

Komuna e Prishtinës bën të ditur se nesër. më 2 prill,  së bashku me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe Shoqatën e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve, shënon përvjetorin e demonstratave të vitit 1981 dhe përvjetorin e rënies së dëshmorëve të 2 prillit, të po atij viti Prej orës 12:00 …

Më shumë...

Kosova ka 160 prona të ndërmarrjeve shoqërore në vendet e ish-Jugosllavisë

AKP

Mbi 160 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës vlerësohet se ndodhen në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Një dokument i publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, bën të ditur se vetëm në Serbi gjenden 99 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës, 35 sosh në Mal të Zi, 15 në Bosnjë, në Maqedoni, …

Më shumë...

Gjeneral, Bashkim Jashari mori pjesë në Simpoziumin “Luftimet Ajrore” në Stamboll të Turqisë

Shefi i Inspektoratit gjeneral në ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Bashkim Jashari, me ftesë të Komandantit të Forcave Ajrore të Ushtrisë së Republikës së Turqisë, gjeneral me katër yje Abidin Ynall, mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar të Luftimeve Ajrore i cili u mbajt nga data 30 …

Më shumë...

Komuna e Prishtinës nesër teston sistemin e alarmimit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër nga ora 12:00 do të bëj testimin e sistemit të alarmimit në kohëzgjatje prej 30 sekondash. Për këtë arsye, komuna ka njoftuar  qytetarët edhe përmes mesazheve telefonike, në mënyrë që ata të mos shqetësohen gjatë kohës së testimit.

Më shumë...

Gjuriq: Vuçiqi do të vizitojë Kosovën të dielën

Gjuriq

Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar se të dielën kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq do të vizitojë Kosovën. Gjatë qëndrimit të tij në veri të Kosovës, ai ka thënë se Vuçiq do të qëndrojë në disa nga vendbanimet serbe. Sipas agjendës zyrtare, …

Më shumë...

Rritet për 21.9% numri i udhëtarëve në ANP “Adem Jashari” gjatë muajit mars

Aeroporti “Adem Jashari”

Është rritur numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar ANP “Adem Jashari” gjatë muajit mars të këtij viti. Krahas rritjes prej 21.56% në krahasim me vitin e kaluar për muajin shkurt, numri i udhëtarëve ka vazhduar të rritet edhe gjatë marsit duke arritur në 124,002 udhëtarë. Gjatë marsit të vitit të …

Më shumë...