Aksioni i pastrimit “Ta pastrojmë Kosovën” u realizua edhe në komunën e Klinës. Pas largimit të 5 deponive ilegale në qytetin e Klinës me datën 20.05.2016, aksioni i pastrimit vazhdoj me datën, 24 Maj 2016. Dardan Bashota- Zyrtar Mjedisor dhe koordinator i këtij aksioni tha se aksioni ka filluar në …
Më shumë...Monthly Archives: May 2016
Miratohet rishikimi i buxhetit të Ferizajt për vitin 2016
Kuvendi komunal i Ferizajt ka mbajtur të mërkurën mbledhjet e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri për rishikimin e buxhetit të komunës së Ferizajt. Fillimisht para këshilltarëve komunal drejtoresha për Buxhet e Financa Lirie Syla tregoi se janë bërë lëvizje financiare nëpër projekte në vlerë …
Më shumë...170-vjetori i lindjes së Naim Frashërit, ideolog i Rilindës Kombëtare, atdhetar, poet, veprimtar… (video)
Sot në 170-vjetorin e lindjes së Naim Fshashërit njërit ndër ideologët kryesorë të Rilindjes Kombëtare përkujtojmë Naimin e shqiptarizmës, Naimin e madh e të pazëvendësueshëm, për të cilin, me rastin e vdekjes, Andon Zako Çajupi pati shkruar: Vdiq Naimi, po ç’ të gjeti, O moj Shqipëri e mjerë, Vdiq Naimi, …
Më shumë...Ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka falënderuar ambasadorin e Zvicrës në NATO, Christian Meuwly
Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, sot priti në një takim zyrtar ambasadorin e Zvicrës në NATO, në Bruksel, Christian Meuwly i cili së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, kryesuan delegacionin nga Zvicra. Ministri Demolli, në takim ka falënderuar ambasadorin e Zvicrës …
Më shumë...Daut Haradinaj: Manastiri i Deçanit duhet të distancohet nga dhuratat edhe nga regjimi i Millosheviqit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i degës së AAK-së, në Deçan, Daut Haradinaj, duke komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manstirit të Deçanit, ka shkruar se ky Manastir dhe krerët e tij do të duhej të distancoheshin edhe nga dhuratat …
Më shumë...Fatmir Limaj ka bërë me dije se Nisma nga një iniciativë qytetare do të shndërrohet në parti politike
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se Nisma nga një iniciativë qytetare do të shndërrohet në parti politike.“Ne jemi duke shkuar drejtë një konsolidimi partiak. Ne sot e kemi marrë vendimin nga Komisioni Qendror Zgjedhor në bazë të cilit Nisma nga një iniciativë qytetare kalon …
Më shumë...Hartmann: Millosheviqi ishte vetë-helmuar
Ish-zëdhënësja e Prokurorisë së Hagës, Florence Hartman ka sjellë hollësi tronditëse në lidhje me vdekjen e ish-kryetarit serb, Sllobodan Millosheviq. Në një intervistë për të përditshmen kroate ‘Expreso’, ajo ka thënë se Millosheviqit e kishte helmuar veten me ‘rifampicin’ me qëllim të përkeqësimit të gjendjes së vet, në mënyrë që …
Më shumë...Mustafa: Do të tejkalohen problemet e Ferronikelit
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa ka trajtuar edhe çështjen e Ferronikelit. Kreu i Qeverisë bëri të ditur se ka pasur një takim me përfaqësues të Ferronikelit, AKP-së si dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në përpjekje për tejkalimin e krizës në këtë fabrikë. Sipas kryeministrit, …
Më shumë...Kryediplomati spanjoll: Spanja nuk do ta njoh Kosovën
Spanja vazhdon ta mbështesë Serbinë, duke konfirmuar qëndrimin e Madridit për mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ministri spanjoll i Punëve të jashtme, Hoze Manuel Garsija Margallo ka deklaruar se vendi i tij kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Këto komente ai i bëri pas takimit me homologun e …
Më shumë...Prokuroria së shpejti me një raport për vrasjen e Elvis Pistës
Prokurori, Ali Uka ka paralajmëruar se së shpejti do të përpilojë një raport mbi vrasjen e ish-kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Elvis Pista. Pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka caktuar këtë rast për prokurorin, Ali Uka, ai ka bërë të ditur se tashmë i ka nisur një …
Më shumë...Kuvendi Komunal i Deçanit reagon ndaj vendimit të Kushtetueses
Kuvendi komunal i Deçanit në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme, ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë Manastirit të Deçanit në kurriz të pronave të ndërmarrjeve shoqërore. Si pozita ashtu edhe opozita, e vlerësoi këtë vendim si të kundërligjshëm, të turpshëm dhe diskriminues për …
Më shumë...Shoqata e Bankave të Kosovës vizitë Shoqatës së Bankave të Turqisë
Me ftesë të Shoqatës së Bankave të Turqisë përfaqësues nga bankat e Kosovës po qëndrojnë në Stamboll. Në këtë vizitë do të trajtohen çështje në lidhje me standardet ndërkombëtare të pajtueshmërisë bankare dhe legjislacionit të ndërlidhur. Shoqata e Bankave Turke është një ndër shoqatat me përvojën më të gjatë në …
Më shumë...Kryetari i Ferizajt merr pjesë në varrimin e monsinjor Lucian Avgustinit
Sot në katedralen “Nënë Tereza” të Vaut të Dejës, u bë ceremonia e varrimit të ipeshkvit të Sapës, monsinjor Lucian Avgustini, i cili ndërroi jetë të dielën pas një sëmundjeje të rëndë. Monsinjor Avgustini ishte i lindur në Ferizaj dhe njihet për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë popullatës shqiptare të kësaj …
Më shumë...Ngritet kallëzim penal ndaj komandantëve serbë për Masakrën e Rezallës
Familjarët e personave të masakruar nga fshati Rezallë i Skenderajt, sot përmes avokatit, Arianit Koci, kanë bërë dorëzimin e kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale ndaj ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë. Sipas avokatit Koci, padi është ngritur ndaj Lubisha Dikoviqit dhe Dejan Ranxhelloviqit. “Dikoviq ka qenë komandant i Brigadës së 47 …
Më shumë...Në shtator do të fillojë punën Gjykata në veri
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi ka bërë me dije se në fillim të shtatorit pritet të fillojë punën Gjykata në veri të Mitrovicës, e cila sipas tij, do të punojë me ligjet e Kosovës. Ai ka sqaruar se është hapur konkursi dhe janë krijuar komisionet që do …
Më shumë...Thaçi: Angazhimi kundër terrorizmit dhe ekstremizmit po jep sukseset e para
Kryetari i Republikës, Hashim Thaçi ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për luftimin e financimit të terrorizmit. Ai tha se qëllimi i këtij ligji është parandalimi i qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen luftërave të huaja. “Fakti që në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
