EULEX përgjysmon stafin, 800 veta largohen nga puna. Vazhdimi i mandatit të EULEX-it deri më 14 qershor 2018 parasheh edhe ri konfigurimin e Misionit. Ky ri konfigurim, i cili nënkupton përgjysmimin e stafit të Misionit, do të kryhet deri në muajin dhjetor të këtij viti. Kështu ka thënë zëdhënësja e …
Më shumë...Yearly Archives: 2016
Nё Prishtinё u mbajt finalja e kuizit tё diturisë “Ti je pjesë e atdheut”
Nё Prishtinё u mbajt finalja e kuizit tё diturisë “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën morën pjesë nxënësit shqiptarë nga diaspora, përkatësisht fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia, që u organizua nga Ministria e Diasporёs. Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjen pyetjeve nga …
Më shumë...Miro Kovaq: Serbia nuk guxon ti mbyll artikujt 23 e 24
Miro Kovaç, ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë ka porositur autoritetet serbe që të largohen nga retorika e Milosheviqit. Ai ka shtuar se Kroacia nuk do të lejojë që Serbia t’i mbyllë kapitujt 23 e 24 me Ligjin për juridiksionin e përgjithshëm, njofton tv n1. Në pyetjen nëse Kroacia …
Më shumë...Vizita e Putinit në Slloveni pjesë e fushatës për zbutjen e sanksioneve ndaj Moskës
Vizita e Vladimir Putinit në Slloveni po shihet si pjesë e fushatës për zbutjen e sanksioneve evropiane ndaj Moskës dhe si sinjal i përpjekjeve për të ruajtur një lloj ekuilibri në këtë kohë marrëdhëniesh të akullta mes Moskës dhe Perëndimit. Shteti anëtar i NATO-s e BE-së, njëkohësisht vendlindja e bashkëshortes …
Më shumë...Në Junik u mbajt manifestimi tradicional letrar “Muza e Alpeve”
Në kuadër të Ditëve të Diasporës, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtareve, “Teuta” dhe Komunës se Junikut u mbajte manifestimi tradicional letrar, “Muza e Alpeve”, ku të pranishëm në këtë takim ishin poetë dhe shkrimtarë nga Shqipëri, Mali te Zi dhe Kosova. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari …
Më shumë...Ministri Shala priti Ekipin Olimpik të Kosovës
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, së bashku me Ekipin Olimpik të Kosovës, para fillimit të Lojërave Olimpike në Rio De Janeiro të Brazilit, ku Kosova do të merr pjesë për herë ë parë si shtet. Ministri Kujtim Shala u shpreh …
Më shumë...Promovohet printeri 3D, Made in Kosova
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka vizituar Kompaninë “Formon”, e cila ka lansuar projektin më të ri Printer 3D, prodhimi i parë i këtij lloji i dal nga kompanitë vendore. Më këtë rast, Ministri Stavileci duke përgëzuar kompaninë për arritjet e tyre ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e …
Më shumë...Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar kundër kritikave për anulimin e “natës së birrës”
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se arsyeja e marrjes së këtij vendimi nuk ka të bëjë as me fe, me frikë e guxim, por komuna nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e nevojshme në një hapësirë siç është sheshi i Prishtinës, me një numër aq të madh …
Më shumë...Bekim Gashi: Turqia me Erdogan në krye është shpresë jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë
Veterani i UÇK-së, Bekim Gashi, ka deklaruar për Anadolu Agency se përpjekja për grusht shtet në Turqi, e ka kthyer në të kaluarën. Gjyshja ime 90 vjeçare, nëna ime dhe biri im më pyetën çfarë është duke ndodhur në Turqi, cili armik hyri në vend? Pse e sulmojnë Turqinë? Mu …
Më shumë...MINISTRI I ZHARKU PËRUROI RRUGËN E RE MORINË-REZALLË
Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku me zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, si dhe me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përuroi rrugën e re, e cila i lidh fshatrat Morinë dhe Rezallë të Skenderajt. Pas përurimit të kësaj rruge, ministri Zharku theksoi: ”Jemi bashkë më nënkryetarin z. Nura …
Më shumë...SHKOLLA VERORE “BLETA 2016” PËRMBYLLI JAVËN E PARË ME SUKSES DHE AKTIVITETE TË SHUMTA
Me organizim të Drejtorisë Komunale të Arsimit, të hënën ka nisur veprimtarinë Shkolla Verore “Bleta 2016” dhe hapjen solemne e bëri udhëheqësi i Sektorit të Arsimit, Lulzim Sahiti. Ai tha se zyrtarisht bënë të hapur edicionin e dytë të Shkollës Verore “Bleta 2016”, ku brenda dhjetë dite do të ndjekin …
Më shumë...Lagjet e Plluzhinës së Skenderajt bëhen me rrugë të asfaltuara
Ka filluar asfaltimi i rrugëve të lagjeve të fshatit Plluzhinën të komunës së Skenderajt. Më këtë rast Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, me bashkëpunëtorë ka vizituar këtë fshat ku ka parë nga afër asfaltimin e rrugëve. Nura ka takuar një pjesë të banorëve të fshatit me të cilët ka …
Më shumë...Nënkryetari Nura dhe Ministri Zharku përuruan rrugën Morinë-Rezallë
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku kanë përuruar rrugën me gjatësi 6 kilometra Morinë-Rezallë. Më këtë rast Ministri Zharku ka deklaruar se po përurohet një rrugë evropiane. “Sot po bëjmë përurimin e një rruge evropiane, një investim prej afro 900 mijë euro nga …
Më shumë...Mitrovica bëhet me Akademi Kosovare për Lidership
Falë Organizatës Joqeveritare Amerikane, “Global Neighbors”, e cila ka sigurua shumën prej 5.3 milionë dollarësh, në Mitrovicë është përurua objekti i Akademisë Kosovare për Lidership. Në përurimin e objektit më modern shkollor në Kosovë, morën pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtorët Safet kamberi, nënkryetar, Bislim Imeri, …
Më shumë...27 shkolla të Malishevës marrin donacion nga USAID-i
Në kuadër të programit të USAID-it, për arsim, 27 shkolla të ciklit fillorë të komunës së Malishevës, kanë përfituar një donacion nga USAID-i, në mjete konkretizuese, për klasat e para dhe të dyta. Ky donacion është shpërndarë të premten, ndërsa në dhënien e donacioneve, mori pjesë edhe drejtori i arsimit …
Më shumë...Anulohet Festivali i birrës në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka tërhequr lejen për vazhdimin e Festivalit të Birrës, në qendër të kryeqytetit, për shkak se mbrëmë 50 persona u lënduan në një rrëmujë të krijuar pas të shtënave me armë zjarri në sheshin “Zahir Pajaziti”. Kryetari Ahmeti, ka thënë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
