Monthly Archives: June 2018

Sot përurohet segmenti i tretë i Autoudhës “Arbën Xhaferi”, me moton “Jo shpejtësisë, po sigurisë”

Sot përurohet segmenti i tretë i Autoudhës “Arbën Xhaferi", me moton “Jo shpejtësisë, po sigurisë”

Sot, Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit. Përurimi këtij segmenti, do të mbahet nën moton e kampanjës “JO SHPEJTËSISË, PO SIGURISË”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijësimin e ngasësve të automjeteve dhe …

Më shumë...

Hajro HAJRA: KUPTIMET E FJALËVE KYÇ, KYÇEM, (I, E) KYÇUR

Hajro HAJRA: KUPTIMET E FJALËVE KYÇ, KYÇEM, (I, E) KYÇUR

Ambasadori rus në Beograd: “Është e mundur që Rusia të kyçet edhe më thellë në problemin e Kosovës”, është titulli i një shkrimi në portalin dialogplus, rubrika Kronikë, që më shtyri të merrem edhe një herë, pas pothuaj 20 vjetësh,  me fjalët kyç, kyçem (i, e) kyçur. Këto fjalë të …

Më shumë...

Nezir Myrtaj: Në shenjë të përkujtimit të mikut, atdhetarit dhe veprimtarit, Hysen Ibra (1948-2008)

Nezir Myrtaj: Në shenjë të përkujtimit të mikut, atdhetarit dhe veprimtarit, Hysen Ibra (1948-2007)

(Me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta)  Më 14 qershor u bënë dhjetë vite qëkur u nda nga jeta miku i respektuar, atdhetari i devotshëm, intelektuali dhe veprimtari guximtar Hysen Ibra. Ai vdiq në moshë ende të re, kur si kryefamiljar i duhej më shumë se kurrë familjes së …

Më shumë...

Më 15 qershor 2018 do të përkujtohet dëshmori i kombit Imer Krasniqi në 20 vjetorin e rënies heroike

Më 15 qershor 2018 do të përkujtohet dëshmori i kombit Imer Krasniqi në 20 vjetorin e rënies heroike

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Imer Krasniqi” nga fshati Carallukë e komunës së Malishevës fton për pjesëmarrje në kremtimin e ditës së shkollës dhe në shënim të 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Imer Krasniqi. E cila do të mbahet më 15 qershor (të premten), sipas …

Më shumë...

Me 16 qershor 2018 me një manifestim dhe disa aktivitete të tjera Komuna e Deçanit shënon Ditën e Çlirimit

Deçani

Për nder të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Deçanit ftoheni të merrni pjesë të shtunën, me 16 qershor 2018 nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj mban organizimin siç vijon: Ora 10:00 – Seancë Solemne – Salla e Asamblesë Komunale 0ra 11:00 – Manifestimi Qendror – Tek …

Më shumë...

Sot në Komunën e Deçanit me fillim nga ora 11:00 – 12:00 mbahen homazhe për dëshmorët e kombit

Gllogjan

Sot në Komunën e Deçanit mbahen homazhe për dëshmorët e kombit sipas kësaj agjende: 11:00 –në Gllogjan në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” për Armend Kuklecin dhe vëllezërit Gani dhe Xhafer Balaj nga ora 11:30 – në Prilep – nderohen Blerim dhe Gazmend Lokaj në ora 12:00 – shfaqet dokumentari …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË CEREMONINË E PËRMBYLLJES SË MANIFESTIMIT “JAVA E REMZI ADEMAJ” NË PRIZREN

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në ceremoninë e përmbylljes së manifestimit “Java e Remzi Ademaj” në Prizren, aktivitet ky që u zhvillua disa ditë, i konceptuar dhe zhvilluar në frymë të garave të diturisë, sporteve dhe aktiviteteve kulturo-artistike, ndërsa në mbrëmjen finale u shfaq një …

Më shumë...

Reçica merr premtime nga shteti i Iowa-s për bashkëpunim në fushën socio-ekonomike

Gjatë qëndrimit në shtetin e Iowa-s në SHBA, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica zhvilloi takime me përfaqësues institucional, agjencione qeveritare dhe organizata të ndryshme të cilat merren me zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, çështje të punës dhe shëndetit. Ministri zhvilloi takim me përfaqësues të Agjencisë Qeveritare të Iowa-s, …

Më shumë...

TË ENJTEN PËRUROHET SEGMENTI I TRETË I AUTOUDHËS R6, “ARBËN XHAFERI”, PRISHTINË-HANI I ELEZIT

Të enjte- 14 qershor 2018, Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit. Përurimi këtij segmenti, do të mbahet nën moton e kampanjës “JO SHPEJTËSISË, PO SIGURISË”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e …

Më shumë...

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim zv.ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli

Pasditen e së mërkurës, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim zëvendësministrin në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli. Temë e diskutimeve në këtë takim ishte funksionalizimi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, pako e masave të nivelit lokal dhe qendror për nxitjen …

Më shumë...

Debatohet për tri projektligjet e administratës shtetërore

Ministria e Administratës Publike (MAP) në bashkëpunim me OJQ Iniciativa për Progres (INPO), gjatë ditës së mërkurë kanë mbajtur debatin publik konsultativ për pakon e ligjeve të reformës së administratës shtetërore, përkatësisht: Projektligji për Administratën Shtetërore; Projektligji për Zyrtarët Publik si dhe Projektligji për Pagat. Në hapjen e këtij debati …

Më shumë...

Urimi i kryetarit Haliti me rastin e 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Vitisë

“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, kam nderin që sot të ju uroj 14 Qershorin-Ditën e Çlirimit të Vitisë. Për herë të parë në këtë datë pas pushtimit serb, qytetarët vitias para 19 viteve u ndien të lirë dhe të sigurt në vendin e tyre. Sot pas gjithë këtyre …

Më shumë...

Në Ramnishtë të Vitisë asfaltohet rruga e varrezave

Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve në fushën e infrastrukturës, konkretisht në fshatin Ramnishtë është asfaltuar rruga e varrezave. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar për së afërmi punimet e sapo përfunduara. Përndryshe edhe gjatë ditës së djeshme në këtë lokalitet …

Më shumë...

Në ditën e çlirimit kryetarin Muharremaj e urojnë delegacione të ndryshme

Babai i dëshmorit Indrit Cara, Lulzim Cara nga Kavaja, gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe ish bashkëluftëtarë të UÇK-së që në orët e mëngjesit të së mërkurës kanë uruar kryetarin Muharremaj për Ditën e çlirimit – 13 qershorin. Ata së bashku kanë kujtime nga betejat e lavdishme …

Më shumë...

U bënë homazhe dhe u nderuan dëshmorët dhe të rënët për lirinë e vendit

Me rastin e Ditës së çlirimit të komunës së Suharekës– 13 qershorit, delegacione të ndryshme kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve dhe te përmendoret e atyre që ranë për lirinë e vendit. Kryetari i komunës Bali Muharremaj, me bashkëpunëtorë, kanë bërë …

Më shumë...