Monthly Archives: October 2019

Edi Rama: Kemi diskutuar për mos marrjen e vendimit të merituar nga BE-ja, por kjo nuk ndryshon asgjë në qeverisjen sonë

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha  se mos hapja e negociatave nuk ndryshon asgjë në trajektoren e vendit dhe të qeverisjes. “Kemi diskutuar edhe për mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rënë dakord që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektorën e vendit dhe qeverisjes …

Më shumë...

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Halil Sinan Canolli, babai i dëshmorit të kombit, Basri Canolli – Shpendi

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Halil Sinan Canolli, babai i dëshmorit të kombit, Basri Canolli – Shpendi. Halili dhe familja e tij dhanë shumë për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me 21.10.2019 në orën 15:30 ne Lagjen Canaj-Marec.

Më shumë...

Albin Kurti: BE u formua si një përgjigje ndaj fashizmit, por tani po frikësohet përballë populistëve dhe fashizmit

Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që doli fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit ka dhënë një intervistë për “The Guardian” ku ka kritikuar vendimet e BE-së për të ndalur zgjerimin e mëtejshëm të Ballkanit, duke thënë se udhëheqësit e perëndimit kishin harruar mësimet e dy luftërave botërore dhe në vend …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Norwichit, në Amerikë

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Norwichit, në Amerikë

 Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, më datë 17 tetor 2019, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, vizitoi Universitetin e Norwichit në Vermont. Gjeneral Rama në emër të Ministrisë së Mbrojtjes ka nënshkruar Marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin e Norwich-it për të bashkëpunuar në fushën e edukimit, hulumtimit …

Më shumë...

Trupat amerikane që po tërhiqen nga pjesa veriore e Sirisë, do të zhvendosen në pjesën perëndimore të Irakut

Trupat amerikane që po tërhiqen nga pjesa veriore e Sirisë, do të zhvendosen në pjesën perëndimore të Irakut

Të gjitha trupat amerikane që tërhiqen nga pjesa veriore e Sirisë, do të zhvendosen në pjesën perëndimore të Irakut, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper. Sipas planeve të tanishme, Esper tha se rreth 1,000 ushtarët amerikanë do të jenë në gjendje gatishmërie në rast se paraqitet kërcënim nga rigrupimi …

Më shumë...

Kryetari Latifi vizitoi rrugën Rahovec – Hamoc – Fortesë e cila filloi të ndërtohet

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe drejtorin e Bujqësisë, bënë një vizitë në rrugën Rahovec – Hamoc – Fortesë, në të cilën po zhvillohen punimet. Kjo rrugë është e gjatë mbi 10 kilometra dhe është investim i Ministrisë së Infrastrukturës e …

Më shumë...

Përurohet vepra në vargje “Jeta Nëpër Valë” e autores Luljeta Telaku

Në fundjavën që shkoi, në ambientet e Kuvendit Komunal të Malishevës, në praninë e shumë dashamirëve të poezisë u përurua vepra në vargje “ Jeta Nëpër Valë”, e autores, Luljeta Telaku. Në këtë përurim i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili në fjalën e …

Më shumë...

Ka filluar asfaltimi i parkingjeve në qytein e Skenderajt

Në kuadër të investimeve infrastrukturore që po bëhen në çdo pjesë të komunës së Skenderajt, ka filluar asfaltimi i rrugicave dhe parkingjeve brenda zonës urbane në qytet. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka theksuar: “Sot, filloi asfaltimi i rrugicave dhe parkingjeve brenda zonës urbane në qytet, ku tashmë …

Më shumë...

Mogherini shpreh keqardhje që liderët evropianë nuk u pajtuan edhe pse Shqipëria e Maqedonia kanë bërë përparime

Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, në largim, Federica Mogherini tha se liderët e Bashkimit Evropian bënë një gabim historik kur ata nuk arritën të bien dakord për fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në samitin e tyre. Mogherini shpreh keqardhje që liderët evropianë nuk mund të …

Më shumë...

PZAP nuk e pranoi kërkesën e Vetëvendosjes për pranimin edhe të 4639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës

Gjatë ditës së diel, në QNR janë rinumëruar mbi 500 vendvotime

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur si të palejueshëm apelin e Lëvizjes Vetëvendosje që kërkoi që 4639 fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës, të pranuara me vonesë, të procedohen si fletëvotime të rregullta dhe të lejohet numërimi i tyre. Në arsyetimin e Panelit theksohet se këto fletëvotime s’janë …

Më shumë...

40 mijë e 732 vota janë shpallur të pavlefshme nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

LDK-ja PDK-ja dhe Nisma po kërkojnë nga PZAP-i që të rinumërojnë votat për shkak të parregullësive

Mungesa e fushatave nga institucionet konsiderohet të jetë përgjegjëse për të treguar se si të votohet, dhe  është njëra nga  arsyet për numrin e madh të votave të pavlefshme. 40 mijë e 732 vota janë shpallur të pavlefshme nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Ndër komunat që prijnë për …

Më shumë...

Banorët e fshatit Busavatë të Dardanës, do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë

Ministria e Arsimit

Banorët e fshatit Busavatë të Dardanës, pas protestave që kanë mbajtur në fshat dhe para komunës së Kamenicës, reformën e iniciuar nga kryetari Qendron Kastrati do ta kundërshtojnë edhe me protestë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë. Ata protestuan edhe ditë më herët kundër reformës arsimore në këtë komunë, e …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti bëri të ditur se në 12 prill 2020 të mbahen zgjedhjet e parakohshme

Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti pas takimit të liderëve ka deklaruar se  është rritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit 2020. Ali Ahmeti theksoi se takimi i sotëm është një ndër takimet më konstruktive ku njëzëri është nga të gjithë partitë …

Më shumë...

Turqia pret nga Amerika të mbajë premtimin për tërheqjen e luftëtarëve kurdë nga Siria

Turqi - Siri

Turqia pret që Shtetet e Bashkuara  të mbajë premtimin dhe nuk do të përdorin “taktikat e zvarritjes” për të ndaluar ofensivën e Ankarasë në verilindje të Sirisë ndërsa luftëtarët kurdë tërhiqen, tha kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ankaraja dhe Uashingtoni ranë dakord për një armëpushim pesë-ditor në veri-lindje të …

Më shumë...

Politikanët shqiptarë kanë një “dashuri platonike” ndaj BE-së, ashtu sikur kishin pasur 500 vjet ndaj “Baba Dovletit”

BE - SHQIPËRI

Pavarësisht se i fyen dhe i injoron po thuajse tërë Evropa, politikanët shqiptarë, të gjithë pa dallim, kanë një dashuri platonike ndaj Evropës, po aq sa e kishin pasur 500 vjet ndaj Perandorisë Osmane. Edhe kur kjo e fundit u thyente hundët, apo u shkurtonte kokat,  gjysh-stër-gjyshërit tanë,  bënin fajtor …

Më shumë...

Macron: E viktimizuam Maqedoninë për shkak të Shqipërisë, sepse do të tregoheshim hapur kundër shqiptarëve(!)

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron tha se shumica e vendeve ishte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, por vetëm disa kundër Maqedonisë së Veriut. Ndarja e negociatave të pranimit me dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishte veprim i rrezikshëm, u shpreh Macron duke thënë se vlerësonte progresin e …

Më shumë...