Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber deklaroi se pret ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë pas marrëveshjes së Brukselit për targat që është arritur gjatë së enjtes. Weber thotë se kryetari serb Aleksandër Vuçiq e përdori masën e reciprocitetit për të rritur tensionet, si një mjet thelbësor …
Më shumë...Yearly Archives: 2021
Ramush Haradinaj: 1 tetori i vitit 1997, na kujton guximin rinor ndaj padrejtësive dhe fillimin e ndryshimit të madh
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar protestat e Lëvizjes Studentore që ndodhën 24 vjet më parë. Përmes një postimi, kreu i AAK-së, tha se 1 tetori i vitit 1997, ‘na kujton guximin rinor për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin …
Më shumë...Vrasësi, Bajram Velija nga Prizreni u dënua me burg të përjetshëm, për shkak të vrasjes së bashkëshortes
Avokati, Arianit Koci ka bërë të ditur se vrasësi, Bajram Velija, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij me 14 plumba, është dënuar me burg të përjetshëm. Vrasësi i gruas së vet, mori dënimin e merituar, Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së …
Më shumë...Njoftohet se kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë
Arben Vitia pritet të jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. KosovaPress mëson se për dorëheqjen nga pozita e të parit të shëndetësisë, Vitia do ta bëjë edhe në konferencën për medie në Qeverinë e Kosovës. Ndërkohë që Vitia është duke synuar qeverisjen e Komunës së Prishtinës, për çka …
Më shumë...Eurodeputetja, Viola von Cramon, mbështet dhe lavdëron Qeverinë Kurti për refuzimin e projektit amerikan të gazit
Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, nga radhët e Partisë sëtë Gjelbërve në Gjermani e ka quajtur lajm të mirë vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar projektin e gazifikimit për Kosovën. Von Cramon ka shkruar se vendimi është në të mirën e ambientit dhe në linjë me Planin e …
Më shumë...Mjeku, Ilir Tolaj, ka deklaruar se Kosova e ka kaluar valën e fundit me virusin korona
Ai tregoi se kjo ishte një nga valët më të vështira të COVID-19, pasi shkaktoi gati 1000 të vdekur. “Ka një rënie drastike të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në Kosovë. Kemi më pak se 250 persona të shtruar në spital, kemi pasur vetëm 4 vdekje një ditë …
Më shumë...Zafir Berisha: Kompromisi i Albinit me bandat e Vuqiçit është nënshtrim përballë politikës gjenocidale të Serbisë
Kandidati i Nismës Socialdemokrate, për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka thënë se kompromisi i kryeministrit, Albin Kurti me bandat e Vuqiçit për targat, është nënshtrimi i radhës përballë politikës gjenocidale të Serbisë. A është ky hipokriti, Albin Kurti i cili dikur zotohej se kurrë nuk do të bisedojmë me …
Më shumë...David L. Phillips: Kosovës i duhet një përgjigje me sy të çeliktë ndaj synimeve malinje të Rusisë dhe Kinës
Rusia ka qenë mbrojtësja kryesore e Serbisë, duke ofruar ndihmë të sigurisë dhe mbulesë diplomatike që synojnë të minojnë shtet-ndërtimin e Kosovës dhe përpjekjet për të fituar njohje më të madhe globale. Sot, megjithatë, ndikimi i Rusisë po zbehet. Kina e ka mbushur shtrirjen me diplomaci ekonomike; Kosova dhe vendet …
Më shumë...Komuna e Ferizajt në 4 vitet e fundit ka rritur buxhetin në bujqësi 116.66%
Asnjë qeverisje tjetër nuk mbështeti më shumë bujqit e fermerët sesa qeverisja aktuale e Ferizajt. Këtë e thonë statistikat dhe kënaqshmëria e bujqve dhe fermerëve ferizajas. 116.66% është rritur buxheti i përgjithshëm në bujqësi që në fillim të mandatit të kryetari Aliu. Janë qindra bujq e fermerë që përfituan në …
Më shumë...Në Universitetin “Fehmi Agani” procesi mësimor – ligjëratat do të fillojnë më 15 tetor 2021, me prezencë fizike
Senati i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mbledhjen e mbajtur sot, më 30 shtator 2021, me rekomandim të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike, ka marrë vendim që si pasojë e pezullimit dyjavor të aktiviteteve mësimore, procesi mësimor – ligjëratat të fillojnë më 15 tetor 2021, me prezencë fizike. …
Më shumë...Sot, në orën 10:30, do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare e FSK-së
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot, me 1 tetor, duke filluar nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare e FSK-së (Gjenerata 2025). Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë: ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i Forcës së Sigurisë së …
Më shumë...Bedri Hamza është optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Bedri Hamza është shprehur optimist se do ta fitojë garën për kryetar të kësaj komune pa balotazh. “Në bazë të atmosferës që e vërejë në qytet, punës që po bëhet, komunikimi me njerëz vërehet që është një atmosferë pozitive dhe unë jam …
Më shumë...24 vjet nga protestat studentore, kur studentët kërkuan kthimin në fakultete, nga ku ishin dëbuar nga regjimi okupator serb
Sot mbushen 24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kerkuar kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta. …
Më shumë...Bekim Jashari nga Merdare thotë se këto janë arkivat tona, vuajtjet dhe historia jonë e lavdishme
Me rastin e kthimit të trupave të viktimave të masakrës së Rezallës, në Merdare në pritjen e këtyre trupave, bashkë me familjarët i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Ai, me këtë rast u shpreh se në këtë ditë krahas pikëllimit që ndajmë me familjaret e …
Më shumë...Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia
Limaj thotë se Qeveria ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia, shpreh kundërshti për refuzimin që Kurti i ka bërë projektit të gazsjellësit amerikan Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas marrëveshjes për targat. Limaj ka thënë se partia të cilën ai e drejton prej …
Më shumë...NATO e mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri
NATO-ja tha se mirëpret marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Në një deklaratë për media, zëdhënësja Oana Lungescu tha se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, “do të luajë një rol themelor, për të siguruar zbatimin efektiv” të marrëveshjes. Që nga 20 …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
