Monthly Archives: September 2023

Mazreku: Stikerat dhanë rezultatin

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku në një intervistë për “iSIGURIME” tregon për impaktin që ka pasur vendosja e stikerave në xhama të automjeteve. Ai gjithashtu tregon se automjetet e pasiguruara në vend kanë qenë dëmtuesit më të mëdhenj të sektorit të sigurimeve në vend, ku vetëm për …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Pamja në Kuvend tregon se ku është qeveria që ka fituar 51 për qind e mungon në ballafaqim me realitetin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,  ka thënë se pamja në Kuvend sot tregon shumë se ku është qeveria e majit. Ajo vrau të vetmin element të barazisë në shkollat e Kosovës. Këtë vit Ministria e Arsimit  dështoi të bëjë pazar me shtëpitë botuese, doli në konferencë katër ditë para fillimit …

Më shumë...

KMDLNj kërkon që rasti i teksteve shkollore të sqarohet deri në fund dhe të mos mbetet vetëm si përplasje midis pozitës e opozitës

KMDLNJ

Në një reagim të  KMDLNj-së lidhur me tekstet shkollore thuhet se u  krijuan radhë të gjata  dhe viti shkollor filloi me vonesa, pasi nxënësit që nuk ishin pajisur me tekste të reja, ose shkuan me tekste të vjetra ose fare pa to. Tash, përgjegjësia për këtë rrëmujë të shkaktuar dhe …

Më shumë...

Ka dështuar seanca e Kuvendit, lidhur me blerjen e teksteve shkollore, për shkak të bojkotimit të deputetëve të Vetëvendosjes

DeKuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratoj rezolutën e Vetëvendosjes dhe rekomandimet e PDK-së për pandeminë

Sot ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me blerjen e teksteve shkollore, për shkak të bojkotimit të deputetëve të Vetëvendosjes. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është për keqardhje që për shkak të papërgjegjësisë së kësaj qeverie, po na imponohet çdo sesion parlamentar të …

Më shumë...

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, “arsyeton” mospjesëmarrjen në seancën e Kuvendit, të ftuar nga opozita, për tekstet shkollore

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, arsyetoi mospjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për tekstet shkollore. Ai ka bërë përpjekje  ta arsyetojë mospjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për çështjen e teksteve shkollore, duke thënë se nuk kanë marrë ende rezultate nga situata në terren. Unë dëgjova …

Më shumë...

Lulzim Basha: Postin e kryetarit të grupit parlamentar do e delegoj të një nga nënkryetarët e partisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha,  është shprehur se postin e kryetarit të grupit parlamentar do e delegojë të një nga nënkryetarët e partisë. Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Basha iu bëri thirrje deputetëve të shohin përtej interesave personale dhe se beteja e PD është për …

Më shumë...

Edhe një edicion i suksesshëm i Festës së Vjeljes së Rrushit, festivalit “Hardh Fest”, u përmbyll me sukses

Për tri ditë rresht, me 1, 2 dhe 3 shtator, qytetarë nga mbarë Kosova dhe jashtë saj, u kënaqën me aktivitetet e shumta ditore dhe koncertet e tri netëve që kishin përgatitur për sivjet organizuesit e festivalit “Hardh Fest”. Festa e rrushit që dikur shënohej në mënyrë simbolike nga vreshtarët …

Më shumë...

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Zjarrfikësit në Viti përfitojnë donacion nga KFOR-i

Në kuadër të komandës së KFOR-it amerikan konkretisht me projektin CIMIC, Drejtoria e  Shëndetësisë dhe Njësia Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Viti, kanë pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse dhe pajisje komunikimi. Me këtë rast prezent ishte zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, i cili falënderoi KFOR-in amerikan …

Më shumë...

Në Dejnë dhe Dobidol të Rahovecit në 25 vjetorin e rënies nderohet kujtimi i dëshmorëve dhe martirëve

Në Dejnë dhe Dobidol të komunës së Rahovecit, kryetari i komunës Smajl Latifi nderoi kujtimin e dëshmorëve dhe martirëve. Kryetari Latifi me këtë rast tha se, u bënë plotë 25 vjet ku në vendin e quajtur Liskofc, mbi fshatin Dejnë, predhat e artilerisë serbe goditën për vdekje: Leonora Bytyçin e …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese mori vendim për pezullimin e zbatimit të Nenit 5 të ligjit, lidhur me faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

Kushtetuesja e shpall të pranueshme ankesën e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët. Ky vendim u mor pasi Komuna e Prizrenit, para dy javësh e kishte dërguar ligjin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. “Gjykata, njëzëri, ka …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj dhe ajo e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajtën një konferencë të përbashkët për medie, në Tiranë

Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj dhe ajo e Kosovës Vjosa Osmani, mbajtën  një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë kësaj konference, Bajram Begaj tha se me  zonjën Osmani  kanë folur për situatën në Veri. Vlerësova se pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në komunat me shumicë serbe në veri të …

Më shumë...

Smajl Latifi: Sot, në Dejnë dhe Dobidol nderuam kujtimin e dëshmorëve dhe martirëve

Sot, në Dejnë dhe Dobidol nderuam kujtimin e dëshmorëve dhe martirëve Në Dobidol, u përkulëm para lapidarit të dëshmorit të kombit, Mark Sopjani, i rënë me 4 shtator 1998. Në Dejnë, nderuam kujtimin për dëshmorin Arben Bytyçi, i rënë me 4 shtator 1998. U bënë plotë 25 vjet ku në …

Më shumë...

Vazhdon seanca e gjykimit kundër katër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë,  po vazhdon seanca e gjykimit kundër  katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjatë javës së kaluar është marrë në pyetje dëshmitari 18-të i Zyrës së Prokurorit të kësaj gjykate. Seanca ka …

Më shumë...

Miroslav Lajçak, duke folur për takimin që pritet të mbahet më 14 shkurt, në Bruksel, ka treguar se çfarë bisedoi me Kurtin e Vuçiqin

Miroslav Lajçak: Nuk do të tolerohet asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për deeskalimin e situatës është tani

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për  takimin që pritet të  mbahet 14 shkurt, në Bruksel, ka treguar se çfarë ka biseduar bë Forumin e  Bledit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ai tha, folëm për përgatitjet për Takimin e radhës të Dialogut të …

Më shumë...

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, njoftuan se prej 5 deri më 7 shtator, do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake në perëndim të Kosovës

Forcat paqeruajtëse të  KFOR-it, të cilat janë të pranishme  në Kosovë prej qershorit të vitit 1999, kanë  njoftuar se nga data 5 deri më 7 shtator, do të zhvillojë një stërvitje ushtarake në Kosovën perëndimore. Sipas njoftimit për media thuhet se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga Komanda Rajonale-Kontingjentet Shumëkombëshe …

Më shumë...

Kryetari, Bajram Begaj, iu ka drejtuar me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e hapjes së sesionit parlamentar: 2023-2024

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj iu ka drejtuar me një mesazh Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me rastin e çeljes së sesionit parlamentar 2023-2024. Kryetari u ka uruar deputetëve një fillim të mbarë të sesionit të ri parlamentar. Ai shpreh vlerësimin për punën dhe iniciativat e parlamentit, në mazhorancë apo …

Më shumë...