MASHT ka marrë vendim që nesër ora e parë e mësimit t'i kushtohet Pavarësisë së Republikës së Kosovës

MINISTRI BYTYQI MERR VENDIM PËR VENDOSJEN E KUTIVE TË ANKESAVE NË INSTITUCIONET ARSIMORE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave. Për zbatimin e këtij vendimi, Ministri ka obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit).

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …