Mbahet takimi final i Grupit Punues për konsultim publik për Koncept-dokumentin në Fushën e Punimeve nga Metalet e Çmuara

U mbajt takimi final i Grupit Punues për draftin fillestar për Koncept-dokumentin për Fushën e Punimeve nga Metalet e Çmuara, që është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Shoqatës së Argjendarëve dhe palëve të interesit, që kryesohet nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila është edhe propozuese e hartimit të këtij koncept-dokumenti. Në takim u diskutuan edhe njëherë për problemet, shkaqet, efektet dhe rekomandimet e dala nga grupi punues i këtij Koncept-dokumenti, si dhe për komentet dhe sugjerimet e marra nga palët e interesit,  Shoqata e Argjendarëve dhe nga përfaqësues institucionalë për mënyrën e rregullimit të bazës së fushëveprimtarisë së punimeve nga metalet e çmuara. Agjencia e Metrologjisë e Kosovës, së bashku me mekanizmat relevantë dhe palët e interesit pasi kanë analizuar shkaqet dhe efektet e ndërlidhura kanë arritur në përfundim se ligji aktual për punimet nga metalet e çmuara ka nevojë për ndryshime ose hartimin e një ligji të ri në mënyrë që të përmirësojë efikasitetin e punës së agjencisë, respektivisht Sektorit për Metalet e Çmuara, për të përmirësuar cilësinë e punimeve të këtyre metaleve, të rrisë konkurrencën, si dhe të mbrojë konsumatorin në këtë fushë. Përmes këtij akti normativ do të përcaktohen kushtet, mënyrat dhe veprimi i kontrollit të cilësisë së punimeve të punuara nga metalet e çmuara si dhe tregtimi i tyre. Gjithashtu përmes këtij akti normativ përcaktohen kërkesat teknike me të cilat përcaktohet shkalla e pastërtisë, përbërjes dhe përmbajtjes së metaleve tjera, pjesë prej metaleve jo të çmuara dhe jo metaleve. Po ashtu përmes këtij normativi do të rregullohen kushtet dhe mënyra e shënjimit në harmonizim me shenjat ndërkombëtare të pranuara, si dhe për detyrimet e shpenzimeve të ekzaminimeve dhe shënjimeve, si dhe realizimin e inspektimit dhe të mbikëqyrjes të kësaj fushe. Ri-rregullimi i kësaj fushe me akt të ri ligjor do të mundësojë funksionalizimin e tregut të lirë, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, si dhe do të mundësohet konkurrenca e drejtë në këtë fushë. Me përmirësimin e kësaj fushe synohet të arrihet edhe përputhshmëri me standardet normative të Bashkimit Evropian. Tashmë koncept dokumenti gjendet edhe në platformën elektronike qeveritare për Konsultime Publike:   https://konsultimet.rks-gov.net/vieëConsult.php?ConsultationID=40765

 

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …