RKL

RKL: A po përgatitet PDK-ja për të qenë një opozitë që bën “katarsis” për t’u rikthyer sërish fitimtare, apo po bën pazare politike?

Partia Demokratike e Kosovës, në tërë periudhën e pas luftës ka shënuar më shumë fitore sesa të gjitha partitë e tjera, por duket se tani i ka ardhur koha për një pushim dhe reflektim, për një “katarsis” shpirtëror, partiak dhe për një ballafaqim realist me vetveten.

Prej kohës kur ne kreun  e kësaj parti ishte emëruar  Kadri Veseli, një luftëtar dhe veprimtar i njohur, por i papërvojë në politikë, PDK-ja kishte  filluar të marrë tatëpjetën, në radhë të parë për shkak se krerët më të lartë të saj ishin dehur nga deliri i fitoreve dhe për shkak se këta krerë  kishin  bërë gabim pas gabimi, në zgjedhjen e përzgjedhjen e kuadrove, jo sipas vlerave e meritave, por sipas preferencave  të një klani, i cili nuk tregoi kredibilitet,  dituri as maturi, por bëri gabim pas gabimi.

Gabimet e PDK-së janë të shumta dhe ato vështirë se mund të numërohen, për shkak se në kreun e saj, asnjëherë nuk arriti të konsolidohet një parti e dalë nga vlerat e luftës, edhe pse mbi këtë bazë ajo e kishte joshur dhe e josh elektoratin.

Nga PDK-ja u detyrua të largohet themeluesi i saj, ish zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, për shkak të qëndrimit të tij parimor dhe të palëkundshëm në mbrojtje të interesave të vendit dhe vlerave të luftës. Aq më keq, klani që kishte marrë udhëheqjen e Partisë, kishte pretenduar ta zhvlerësonte aktivitetin e tij madje edhe duke e përqeshur e duke e përbuzur. Kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi, nën presionin e disa autoriteteve ndërkombëtare ishte distancuar nga Fatmir Limaj, jo për shkak se ai akuzohej nga Gjykata e Hagës, por gjoja për korrupsion dhe me qëllim që të eleminohej  politikisht dhe ta përforconte klanin e tij të ri, me “akademikë”, me njerëz “pa njolla” gjatë luftës si dhe me kuadri nga ish-nomenklatura komuniste jugosllave, që ishin shumë të pranueshëm për atë që quhen “faktor’ ndërkombëtarë”.

Po ashtu, PDK-ja asnjëherë nuk i kishte bërë një ftesë serioze simbolit të Rezistencës Kombëtare Adem Demaçi i cili asokohe jetonte me një pension të pleqërisë. Nuk iu kishte afruar madje as edhe një post i këshilltarit.

PDK-ja nuk kishte bërë asnjë përpjekje për ta postuar në një vend meritor, akademik Rexhep Qosen, i cili kishte qenë pjesë e delegacionit të Rambujesë dhe përkrahës i fortë i krahut të luftës. Ishte lënë anash Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi dhe shumë ndër më meritorët e luftës. Nuk iu kishte afruar as edhe një post, Albin Kurtit kur ishte liruar nga burgu, për më keq edhe ishte injoruar e përçmuar.

Në fillim, në kryesinë e PDK-së ishin pranuar edhe ish të burgosurit politikë, por me kohë kishte filluar fushata kundër tyre. Ishte detyruar të largohet edhe Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi dhe jo pak të tjerë personalitete ndër më të njohurit në Kosovë e më gjerë

Në përpjekje për ta “larë” e për ta “shpërlarë” partinë, nga gjeneza dhe përmbajtja e vet, në PDK u pranuan dhe u anëtarësuan kapitalistë e rinj të Kosovës, apo sikur quhen njerëzit e biznesit, bosët, klasa e tregtarëve të njohur, që kapitalin e tyre e kishin fituar edhe në kohën e Milosheviqit, por e kishin shumëfishuar në periudhën e pas të pas luftës në procesin e privatizimit, kur tërë ekonomia e vendit, që ishte ndërtuar për 50-vjet u hodh në “ankand publik” dhe atë e përvetësuan edhe disa krerë të njohur të luftës, por përgjithësisht ish-pushtetarët e ish regjimit okupator. Natyrisht jo vetëm kuadrot e PDK-së përfituan nga përvetësimi i shitjes me çmime qesharake të aseteve të Kosovës, këtë e bënë të gjithë ata që në periudhën e pas luftës, arritën të pozicionohen në krye të shtetit ende të brishtë të Kosovës.

Në kohën kur Partia qeverisej nga kryetari Hashim Thaçi, nuk u bënë përpjekje të ruheshin dhe të bashkoheshin disa nga luftëtarët në zë, por ata u injoruan si për shembull Ramush Hadarinaj, Rexhep Selimi, Shaban Shala e shumë të tjerë.

 Pozicionimi djathtas i PDK-së me elektoratin shumë rural në Kosovë, është një hendikep tjetër i kësaj partie, e cila në këtë pozitë ka humbur  shumë vota të fshatarëve, punëtorëve dhe të papunëve, ndërsa nuk e rrit dot votën në Prishtinë dhe gati askund në qytetet e mëdha të Kosovës. Ky hendikep ka të bëjë, jo me realitetin faktik në vend, por  për  hatrin e Amerikës, mjerisht  pa e kuptuar kurrë se edhe atje është e djathta republikane dhe e majta demokratike, një parti e qendrës, e cila për fatin tonë historik u ndodh në pushtet pikërisht në kohën kur demokratët e qendrës po qeverisnin Amerikën ndërsa Partia e majtë Punëtore (laburiste) në Angli ishte në pushtet.

Kjo ikje nga origjina e vërtetë nga prejardhja fshatare e punëtore, bën që PDK-ja po ashtu edhe AAK-ja ta irritojnë elektoratin e vet, thjesht për shkaqe servilizmi ndaj të huajve dhe ç’ është edhe më keq në përpjekje për t iu qitur hi sy atyre. A ka njeri normal në Kosovë që nuk e di se Amerika përmes ambasadorëve të vet ka të dhëna për përkatësinë sociale të vendit, madje edhe në të gjitha fshatrat e Kosovës.

A ka ambasador të vende mike të Kosovës, të cilët nuk kanë të dhëna madje edhe me katër shifra për krejt politikanët e korruptuar të Kosovës. Atëherë ku mbetet e djathta vetëmashtruese

PDK-ja pa dyshim se është në mesin e tri partive më të mëdha të vendit, ashtu sikur nuk mund të mohohet fakti se ajo ka qenë fituesja më e shpeshtë  e zgjedhjeve të pas luftës në Kosovë. Por sot PDK-ja nuk e ka më autoritetin dhe  fuqinë e dikurshme.

PO ashtu kësaj partie i kanë vënë vija të kuqe, LDK-ja dhe Vetëvendosja dhe është për të besuar se kësaj radhe LDK-ja do ta mbajë premtimin. Sa për Vetëvendosjen nuk do të ketë dilema, sepse ajo lufton më shumë për ta dërguar në opozitë PDK-së, sesa për ta marrë drejtimin e Qeverisë.

Tash për tash edhe Koalicioni AAK-PSD, nuk llogarit t’ i bashkohet PDK-së në ndonjë kalkulim të mundshëm pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Koalicioni: NISMA-AKR-PD, nuk ka vendosur vija të kuqe dhe fare lehtë mund t i bashkohet PDK-së, në rast të kombinimeve të mundshme.

PDK-ja nuk mund të llogaris në asnjë parti apo koalicion, sigurisht se jo as Listën Serbe. E vetme me siguri se nuk do t ia dalë, asnjë parti apo koalicion dhe nuk ia del dot as PDK-ja, pavarësisht angazhimit, premtimeve të cilave tashmë nuk u beson askush, sepse u bënë 20 vjet me premtime, por nuk u mposht korrupsioni, i cili nuk mposhtet me fjalë e me traktate. Tani ka ardhur koha që PDK-ja të ballafaqohet me pasojat e gabimeve të shumta, por sido që të ndodh, ajo megjithatë do të mbetet një parti  në mesin e tri partive më të mëdha të vendit, por e injoruar dhe e demonizuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosja. Partitë dhe koalicionet e tjera edhe po të bëhen të gjithë bashkë, vështirë se mund të arrijnë rezultatin që pritet të korrin Vetëvendosja dhe LDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …