Antony Blinken

Antony Blinken, ka reaguar ashpër lidhur me situatën në Veri, duke fajësuar policinë dhe Qeverinë e Kosovës

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka reaguar  ashpër lidhur me situatën në Veriun e Kosovës, duke fajësuar autoritetet e vendit. Ai ka në një postim të tij lidhur me këtë rast ka shkruar se dënon fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po e destabilizojnë situatën në atë pjesë të vendit. I bëjmë thirrje kryeministrit,  Albin Kurti, të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e ndërmjetësuar  nga Bashkimi Evropian, ka shkruar ai ndër tjerash, Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken. Intervenimin e policisë së Kosovës në veri e kanë dënuar edhe ambasadori amerikan, në Kosovë, Jeff Hovenier  po ashtu edhe senatori,  Kris Marfi.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …