Kryetari i Serbisë A. Vuçiq, urdhëroi Forcat e Armatosura të vihen në gjendje gatishmërie për shkak të zhvillimeve në Veri të Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili sonte pritet të mbajë një miting spektakolar  në Serbi, ka dhënë urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë të vihen në gjendje gatishmërie për shkak të zhvillimeve  në Veriun e Kosovës.  Vuçiq ka lëshuar sot një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë” raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug. Lidhur me këtë  vendim më vonë ka folur edhe Ministri serb i Mbrojtjes, Vuçeviq. Ai ka thënë se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  i lëshoi ​​një urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë, dhe që nga ai moment Ushtria filloi aktivitetet e saj”, tha ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviq. Është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt vijës administrative me Kosovën, ka saktësuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …