Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje të rëndë

Me datën 11.05.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se persona  të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e vllait të saj, në lagjen “Dardania” në  Gjakovë, dhe kishin vjedhur stoli të arit, sipas ankueses  në vlerë prej rreth 10 000 euro.

Pas një hetimi të gjerë dhe intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë,  ku janë siguruar informata dhe janë analizuar shumë prova është arritur të  identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar: i dyshuari me inicialet V. A., mashkull  kosovar i moshës së mitur, është arrestuar mbi dyshimin e arsyeshëm se kishte kryer  veprën penale vjedhje e rëndë, ndërsa i dyshuari tjetër me inicialet Q. L., mashkull   i moshës madhore është arrestuar mbi dyshimin e ofrimit të ndihmës kryesve  pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes së raportuar.

Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me  prokurorinë e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje, ndërsa  rasti është ricilësuar “Vjedhje e rëndë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.   Gjakovë,  27 maj 2024

Kontrolloni gjithashtu

Nora Cimili Gagica: NPL „Gjelbër” viziton Qendrën e Kompostimit në Cërrik për të mësuar praktikat më të mira të menaxhimit të mbetjeve organike

Nora Cimili Gagica, Kryeshefe Ekzekutive e NPL „Gjelbër” sh.a, së bashku me ekipin e GIZ …