leoni

Fatmir Grejqevci

Partia Ekologjike: Rezultatet e koalicioneve të mëdha, qesharake

Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se regjistrimi për votim përmes postës mund të bëhet deri më 18 gush

Partia Ekologjike e Kosovës vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, qartazi treguan se qytetari ka filluar të vetëdijesohet në aspektin politik. Sipas kësaj partie, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve, del se qytetari ka filluar ta vlerësoj fushatën e drejtë dhe të sinqertë të përfaqësuesve të partive politike, …

Më shumë...

Vetëvendosje dyfishon rezultatin në Fushë Kosovë, del e para

Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një rritje të madhe krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014. Në Fushë Kosovë, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor në 91,33 % të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje del  partia e parë në zgjedhjet e mbajtura dje. Vetëvendosje në Fushë Kosovë ka marrë 34,71 % …

Më shumë...

Hoti: Nuk do të lëshojmë rrugë për ata që dhunojnë vlerat evropiane

Hoti: Nuk do të lëshojmë rrugë për ata që dhunojnë vlerat evropiane

Kandidati për kryeministër të vendit nga koalcioni LDK-AKR-NISMA Avdullah Hoti, ka falenderuar sot të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e 11 qershorit. Hoti përmes rrjetit social ka thënë se LDK me partnerët ka zhvilluar një fushatë fer dhe të civilizuar, që sipas tij shfaq një standard të ri në politikën e …

Më shumë...

Reuters: Lëvizja Vetëvendosje, befasia më e madhe e zgjedhjeve në Kosovë

Reuters: Lëvizja Vetëvendosje, befasia më e madhe e zgjedhjeve në Kosovë

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor në Kosovë. Në raportin e kësaj agjencie, thuhet se befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje. Koalicioni i kryesuar nga Partia qeverisëse e qendrës së djathtë, ajo …

Më shumë...

18 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë

18 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë

Sot shënohen plot 18 vjet nga dita kur NATO u fut në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe dhe pas shumë masakrave …

Më shumë...

18 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së

uck

Sot mbushen 18 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike, etj. Në këtë marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në …

Më shumë...

Afër 50 mijë vota të pavlefshme

Afër 50 mijë vota të pavlefshme

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet e 11 qershorit, del të jetë rreth 50 mijë vota. Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë procesimin e të dhënave të 2248 vendvotimeve nga 2490 sa janë gjithsej, apo 90.28 për qind. Numri i fletëvotimeve të vlefshme është 626.761, kurse numri i fletëvotimeve të …

Më shumë...

Sherifi: Nuk ka pasur proces zgjedhor më të rregullt se sot

Sherifi: Nuk ka pasur proces zgjedhor më të rregullt se sot

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi gjatë një konference për media tha se sot është një ditë e madhe për Kosovën. “Sot është një ditë e madhe për Kosovën, është dita e sovranit dita kur flet ai dhe gjithë të tjerët dëgjojnë heshtin dhe presin se cili do të …

Më shumë...

Skenderaj, me këngë e valle drejt qendrave të votimit

Skenderaj, me këngë e valle drejt qendrave të votimit

Një grup i madh i qytetarëve të organizuar janë parë rrugëve të qytetit të Skenderajt, derisa shkonin drejt qendrës së votimit. Grupit të qytetarëve i prinin persona në karrocë. Grupi mbanin në duar flamurin kombëtar dhe atë shtetror, kurse, nuk mungonin as këngët dhe vallet me tupan.

Më shumë...

“Sheshi Skënderbej”, “Amerika e vogël” e pas viteve ’90-ta”

“Sheshi Skënderbej”, “Amerika e vogël” e pas viteve ’90-ta"

Me një ceremoni madhështore, të paparë në Shqipëri, Bashkia e Tiranës ka inauguruar Sheshin “Skënderbej”, sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar. Sheshi i cili e ka marrë këtë emër më shumë se një shekull më parë, i është nënshtruar ndër vite disa herë ndryshimeve. Por duket se ndryshimi i fundit është vërtetë …

Më shumë...

Peterle i shqetësuar: Ka më shumë agjentë politik se sa që lejohet me ligj

Peterle i shqetësuar: Ka më shumë agjentë politik se sa që lejohet me ligj

Alojz Peterle, shef i misionit të vëzhguesve të zgjedhjeve nga Komisioni Evropian, ka vizituar shkollën fillore “Naim Frashëri”, në Prishtinë , për të parë nga afër procesin zgjedhor. Ai tha se deri tash nuk kanë vërejtur ndonjë problem. Por shqetësim i tij është shkelja ligjore, ai tha se kanë vërejtur në …

Më shumë...

KQZ-ja: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8. 45 për qind e qytetarëve

KQZ-ja: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8. 45 për qind e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë dhënave në të gjitha komunat e Kosovës ka njoftuar se deri në orë 11:00 kanë votuar gjithsej 150 mijë e 244 votues, në përqindje 8.45 për qind. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi zgjedhor ka vazhduar normalisht pa ndonjë incident të raportuar. …

Më shumë...

Thaçi: Votoni për të ardhmen tuaj

​Thaçi: Votoni për të ardhmen tuaj

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka votuar në shkollën fillore, “Faik Konica”. Ai ftoi të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë për të ardhmen e tyre.“Besoj se janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetin e Kosovës për kultivimin e demokracisë, afirmimi për shtetin tonë të konsolidimit dhe forcimit të …

Më shumë...

18 vjet nga çlirimi i Prishtinës

Edhe nesër në Kosovë është ditë pushimi në të gjitha institucionet publike për shkak të Pashkëve Ortodokse

Sot bëhen 18 vjet kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Prishtinë. Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe ushtrisë jugosllave. Me këtë marrëveshje fillon edhe tërheqja e forcave serbe …

Më shumë...

Rakiq then heshtjen zgjedhore

Rakiq

Kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq me bashkëpunëtorë, ka votuar sot rreth orës 8:00 në qendrën e votimit ‘Mihajllo Petroviq-Allas. Ai pastaj ka thyer heshtjen zgjedhore, duke bërë apel për votimin e një subjekti të caktuar.

Më shumë...

Apostolova do të vizitojë disa qendra të votimit

Apostolova do të vizitojë disa qendra të votimit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë të dielën një numër të qendrave të votimit për t’u njohur nga afër me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ajo do të vizitojë, Qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë në ora 08:50. Në ora 13:30 ajo do të …

Më shumë...