Nisma Socialdemokrate përmes një njoftimi për media ka theksuar se edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2109) Nisma Socialdemokrate dhe partnerët e saj AKR dhe PD kanë marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave të cilat e bëjnë …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Qeveria e Kosovës merr vendim për rivarrimin e dëshmorëve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka zhvilluar të martën mbledhjen e 113-të, në të cilën ka miratuar vendimet nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore. Në këtë mbledhje është aprovuar vendimi për rivarrimin e dëshmorëve të kombit, Afrim Zhitia, …
Më shumë...Nesër mbahet Akademi në nderim të heronjve Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri
Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri, më datë 06.11.2019, në Vushtrri, organizohet Akademi përkujtimore në nderim të heronjve të Kosovës: Xhelal Hajda – TONI, Selajdin Mullabazi – MICI, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri Akademia përkujtimore organizohet në rastin e përkujtimit të 21-vjetorit të …
Më shumë...Haradinaj: Nuk di asgjë për arrestimet që mund të bëhen nga Specialja, pyesni ata që e kanë votuar këtë gjykatë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka ndonjë informatë se kur mund të ndodhin arrestimet e para nga Gjykata Speciale. Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë me gazetarë ka thënë se do të ishte mirë të pyeten rreth arrestimeve të mundshme ata që e kanë …
Më shumë...Qeveria e Kosovës në detyrë e miraton propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore
Qeveria në detyrë, në mbledhjen e saj sot ka miratuar propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, në pajtim me nenin 15 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe raporti i Thesarit për të hyrat dhe …
Më shumë...Hahn e takon Osmanin diskutojnë për prioritetet si integrimi në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel. Ajo është pritur në takim nga komisioneri evropian për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Hahn. “Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian po punojnë shumë ngusht për të siguruar një regjion stabil. Jam e kënaqur që …
Më shumë...Ferat Shala dhe Liridon Sejdiu: Automjetet dhe mjedisi
Njëri nga faktorët themelorë të sigurisë në komunikacion është edhe automjeti. Ky faktor për nga rëndësia dhe pjesëmarrja e tij në komunikacion llogaritet si faktor i dytë i rëndësishëm pas faktorit njeri. Nisur nga ky fakt shumë institucione shkencore dhe akademike por edhe institucione shtetërore dhe menaxhuese e kanë automjetin …
Më shumë...SHBA-të do të fillojnë zyrtarisht procesin për daljen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë zyrtarisht procesin për daljen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2015 nga administrata e Obamës së bashku me 200 vende të tjera. Që nga fushata zgjedhore, Trump ka thënë se është kundër kësaj marrëveshjeje e cila parashikon …
Më shumë...KQZ-ja kërkon konfirmim nga PZAP dhe Supremja se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar, për t’i shpallë rezultatet finale
Ende nuk ka një datë se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se aktualisht nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare sepse duhet të priten çështjet që janë parashtruar në institucionet tjera. “Para se të procedojmë me shpalljen e …
Më shumë...Daçiq vazhdon me propagandën e tij kundër Kosovës edhe pse shtetet e QUINT-it kanë kërkuar që të ndalojë
Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq është duke vazhduar me propagandën e tij kundër Kosovës. Pavarësisht se shtetet e QUINT-it, i kanë kërkuar Serbisë që ta ndalë “luftën” e saj propagandistuese ndaj Kosovës, kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq nuk po i zbaton këto thirrje. Gjatë ditës së sotme Daçiq, …
Më shumë...Punëtorët e MKRS-së protestojnë, e kundërshtojnë vendosjen e Presidencës në objektin e këtij institucioni
Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë protestuar sot para objektit të këtij institucioni. Në këtë formë ata po kundërshtojnë vendosjen e Presidencës në këtë objekt. Punëtorët e MKRS-së kanë thënë se ky vendim po dëmton mbarëvajtjen e punës së tyre.
Më shumë...Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bën homazhe tek varri i të ndjerit
Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe tek varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që i morën jetën aktivistit, të vihen para drejtësisë. Anëtari i …
Më shumë...Edhe studentët e Fakultetit të Edukimit protestojnë sot për mos përfshirjen e tyre në konkursin për bursat
Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, në shenjë pakënaqësie me mos përfshirjen e tyre në konkursin për bursat dhe që në afatin e nëntorit të mbahet vetëm një provim, do të protestojë sot në orën 11:00 para MASHT-it dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.“Qëllimi i kësaj proteste është që …
Më shumë...Në trevjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, mbahet marshi “Një popull për drejtësi” por dhe disa aktivitete të tjera
Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. prandaj sot në Prishtinë organizohet marshi “Një popull për drejtësi”, gjithashtu do të mbahen edhe këto aktivitete: Në orën 9:00 – Homazhe te varri …
Më shumë...Glauk Konjufca, thotë se negociatat për formimin e Qeverisë se re do të përfundojnë brenda dy jave
Pas takimit të grupeve punuese në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se negociatat për formimin e Qeverisë se re do të përfundojnë brenda dy jave. “Bisedat nuk janë të pazareve, por të sinqerta ashtu qysh e ka vendosur qytetari i Kosovës me votë të …
Më shumë...Qeveria e Kosovës e drejtuar nga nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e mban sot mbledhjen e radhës se saj
Ndonëse kanë kaluar një muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, Qeveria në dorëheqje e Ramush Haradinajt, vazhdon të jetë në detyrë. Madje, për sot, datë 5 nëntor, Haradinaj ka thirrur mbledhje të rregullt të kabinetit të tij, e 113-ta me radhë. Janë pesë pika të rendit të ditës …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
