Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në programin e organizuar për nderë të ditës së shkollës në Irzniq të Deçanit, e cila mban emrin e dëshmorit Maxhun Çekaj. Me këtë rast, Haradinaj ka dekoruar Çekajn me medaljen e kryeheroit “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”. Ai ka thënë se profesori Çekaj …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Sot në Izbicë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Afrim Behrami, Ismet Osmani dhe Xhevdet Dobrani
Drejtorët e Komunës e Skenderajt, familjarët dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë sot homazhe tek varret e dëshmorëve Afrim Behrami, Ismet Osmani dhe Xhevdet Dobrani, në Kompleksin e Dëshmorëve në Izbicë, në kujtim të 20-vjetorit të rënies së tyre dëshmorë. Dëshmorët …
Më shumë...Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane e miraton projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike
Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane ka miratuar projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike. Gjatë shqyrtimit të këtij projekltigji ka pasur mendime pro dhe kundër ku dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe LDK kanë votuar kundër këtij projektligji. Por kryetarja e Komisionit, Blerta Deliu – Kodra tha se …
Më shumë...Sot zyrtarisht hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit në vend përveç Llotarisë së Kosovës
Nga sot, edhe zyrtarisht hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit. Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura në vend, e ku viktimë ishin punëtorët e kazinove. I njëjti ishte votuar edhe në Kuvendin e Kosovës, teksa për të kishin votuar …
Më shumë...Në Ferizaj nderohen dëshmorët e kombit ndërsa në Shtërpcë mbahet manifestimi “Krenarë me Dëshmorët e Lirisë”
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj, njofton familjarët e dëshmorëve të kombit, invalidët dhe veteranët e luftës dhe bashkëqytetarët se në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Muhamet Kabashi, Qamil Osmani dhe Nazim Bakiu nesër me datë 11 maj 2019 në orën 10:00, …
Më shumë...Borut Pahor kërkon që shtetet e rajonit t’i zgjedhin çështjet e hapura në mënyrë që rajoni të jetë më tërheqës për BE-në
Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor gjatë konferencës të Samitit në Tiranë, ka dhënë një porosi për të gjithë vendet e rajonit. “Nuk po them se ne i zgjidhem problemet, por ne kemi trajtuar çështjet në mënyrë të hapur dhe kemi debatuar për ato në mënyrë shumë miqësore, nëse dëshironi ta …
Më shumë...Sot në Shqipëri është shpallur dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj të rënë në krye të detyrës
Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka vendosur që sot, data 10 maj 2019, të shpallet dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit. Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë …
Më shumë...Isa Mustafa thotë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për të qenë edhe për një mandat në krye të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij ka bashkëpunim të mirë më Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, por se bashkëpunimi në këtë fazë është kufizuar vetëm në të bërit opozitë. Ai ka bërë të ditur se si subjekt politik janë të hapur për …
Më shumë...Me një Akademi përkujtimore sot në Vushtrri nderohet heroi i kombit, Hamdi Ferati në 20 vjetorin e rënies heroike të tij
Nën patronatin e kryetarit të komunës se Vushtrisë, Xhafer Tahiri dhe Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, në këtë komunë sot organizohet Akademi përkujtimore për heroin e Kosovës Hamdi Feratin në 20 vjetorin e rënies heroike të tij. Akademia mbahet në orën 11:00 në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri.
Më shumë...Topalli: LDK dhe Vetëvendosje po i mundësojnë funksionimin qeverisë, nuk kanë projekte opozitare për të kushtëzuar atë
Partia Social Demokrate, vlerëson se për një vjet të funksionimit ka arritur që të bëjë shumë punë në të mirë të vendit. Faton Topalli deputet i PSD-së, tha se nuk janë aspak “pishman”, që janë larguar nga Vetëvendosje, dhe sipas tij ato bëjnë konstatim të gjendjes, kurse PSD ofron zgjidhje …
Më shumë...Kryetarët e shteteve evropiane janë mbledhur në Rumani dy javë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian
Dy javë para zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të bllokut janë mbledhur në Sibiu të Rumanisë, për konsultime mbi kursin e ardhshëm të unionit. Mosmarrëveshjet që kanë rrethuar shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja e kanë frenuar edhe zellin e reformave …
Më shumë...Matthew Palmer thotë se vizioni i SHBA-ve dhe i Bashkimit Evropian për rajonin është i ndryshëm nga ai i Rusisë
Zëvendës ndihmësi Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer deklaroi se SHBA dhe BE kanë një politikë të unifikuar drejt Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu është koha që krerët e Ballkanit Perëndimor ta kuptojnë rolin e tyre dhe të tregojnë guximin politik dhe të udhëheqin vendet e tyre drejt BE-së dhe NATO-s. Ai deklaroi në Sarajevë, …
Më shumë...Në ambientet e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes zbulohet monumenti që i dedikohet ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka treguar se ishte e nderuar që bashkë me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, gjeneralin Goldfein, në ambientet e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zbuluan monumentin i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. “Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës …
Më shumë...Kadri Veseli: Edhe 20 vjet pas luftës, mijëra shqiptarë janë të zhdukur, ndërsa kriminelët serbë shëtisin të lirë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, ku artisti i mirënjohur Alban Muja, ka paraqitur projektin “Family Album” që përshkruan vuajtjet e shqiptarëve gjatë luftës. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, kryeparlamentari Veseli ka …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj: Ilir Konushevci ra dëshmor derisa po kalonte kufirin për të sjellë armatim përtej kufirit
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi duke kujtuar Ilir Konushevcin, ka thënë se para 21 viteve Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi njërin nga kuadrot më të shquara, Ilir Konushevcin. “Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai. Akademia përkujtimore …
Më shumë...Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se Kosova nuk e ka asnjë arsye të vetme që të festojë Ditën e Evropës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka shkruar se Kosova nuk e ka asnjë arsye të vetme që të festojë Ditën e Evropës. Deliu madje e konsideron krejtësisht paradoksale të festohet sot kur ditë pushimi nuk kanë as vendet anëtare të Bashkimit Evropian, e që Kosova është shtet …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
