leoni

Fatmir Grejqevci

Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga tërmeti në Marok, ka arritur në mbi dy mijë

Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Marokut, mësohet se numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga tërmeti, ka arritur në mbi dy mijë. Shumë prej tyre besohet se janë nga zonat malore ku është shumë vështirë të arrihet. Autoritetet kanë njoftuar se janë duke u zhvilluar aktivitete …

Më shumë...

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëroi për një kërcënim të mundshëm bërthamor

Udhëheqësit e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për granatimin e qëllimshëm të centralit bërthamor, në Zaporozhia

Zëri i Amerikës njofton se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm bërthamor, për shkak të rritjes së intensitetit të luftimeve pranë centralit më të madh bërthamor në Evropës, i cili ndodhet në Ukrainë. Të shtunën forcat ukrainase vazhduan të bëjnë përpara me kundërsulmin e …

Më shumë...

Kryeministri Kurti ka kërkuar nga Amerika dhe BE-ja që ta nxisin Serbinë të përmbush obligimet që dalin nga drafi franko-gjerman

Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet ta nxisin Serbinë të përmbush obligimet që dalin nga drafi franko-gjerman. Ai ka shkruar më tutje se Serbia ka rënë dakord me versionin përfundimtar, por tani po kërkon ta minojë atë. “Një vit më parë, …

Më shumë...

Limaj: Kryeministri, Albin Kurti e ka kthyer Kosovën në OJQ

Fatmir Limaj

Lider i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit dhe Qeverisë Kurti. Ai ka theksuar se kryeministri, Albin Kurti e ka kthyer Kosovën në Organizatë Joqeveritare. Lider i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është cituar të ketë konstatuar më tutje se kjo qeveri ka ministra të paaftë …

Më shumë...

Rafuna: Kosova ende nuk ka një strategji që do t’i riorientonte remitancat në zhvillim ekonomik të vendit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se Kosova ende nuk ka një strategji që do t’i riorientonte remitancat në zhvillim ekonomik të vendit. Ai ka shtuar më tutje se nëse i analizon raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, e sheh që mundemi me u shpreh lirisht …

Më shumë...

Numri i turistëve që kanë vizituar dhe qëndruar për pushime në Shqipëri ka arritur në 5 milion e 200 mijë

Numri i turistëve që kanë vizituar dhe qëndruar për pushime në Shqipëri gjatë muajve janar – korrik, ka arritur në 5 milion e 200 mijë. Nga të dhënat e Instituti i Statistikave të Shqipërisë mësohet se 2 milion e 200 mijë turisë kanë qenë nga Kosova, rreth 400 mijë nga …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Me kërkesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme. Seanca e jashtëzakonshme është thirrur për të diskutuar për gjendjen në arsim dhe mungesën e librave shkollor. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës , Eliza Hoxha ka shkruar se Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe ti kthehet punës. …

Më shumë...

Të rinjtë e Kosovës duhet të presin rreth 5 vite për të hyrë në punë

AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

Aleanca Kosovare e Biznesit ka njoftuar se të rinjtë e Kosovës duhet të presin 5 vite për të hyrë në punë. “Aleanca Kosovare e Biznesit ka bërë një studim hulumtues për 10 vitet e kaluara rreth tregut të punës në Kosovë, ku mesatarisht punosohen rreth 8 mijë të pa punë …

Më shumë...

Jakshiq: Një Serbi e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq nuk e meriton të jetë pjesë e BE-së

Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Analisti serb, Boshka Jakshiq, ka drejtuar kritika të ashpra kundër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ka thënë se nën drejtimin e Vuçiqit, Serbia nuk është duke bërë asgjë për ta merituar vendin e saj në Bashkimin Evropian. “Kjo lloj Serbie që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq nuk e meriton të …

Më shumë...

Analisti, Bodo Weber ka shkruar se ka ndryshuar qasja e perëndimit ndaj Serbisë

Bodo Weber

Duke komentuar thirrjen që bënë 60 politikan amerikan dhe evropian për ta ndryshuar qasjen e perëndimit ndaj Beogradit zyrtar, analisti, Bodo Ueber ka thënë se kjo thirrje tregon se qasja e perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar. “Ky ndryshim do të ishte i mirëpritur, por për fat të keq, ne nuk …

Më shumë...

Kraemer: Disa liderë perëndimorë janë ngopur me manipulimet e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq

Bashkëpunëtor në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Riçard Kramer ka thënë se disa liderë perëndimorë janë ngopur me manipulimet e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ka shtuar më tutje se perëndimi është përkulur mbrapsht në përpjekje për ta joshur Beogradin në …

Më shumë...

Mërgimtarët e Kosovës kanë shpenzuar dhjetëra miliona euro gjatë pushimeve në Shqipëri

BQK: Vlerat e aseteve pensionale arritën në 1.54 miliard euro

Një pjesë të konsiderueshme të mjeteve të tyre, mërgimtarët tonë i kanë shpenzuar në Shqipëri. Nga statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës mësohet se vetëm gjatë muajit qershor, mërgimtarët tonë i kanë shpenzuar rreth 30 milion euro gjatë qëndrimit në Shqipëri për pushime. Po ashtu, nga të dhënat e publikuara …

Më shumë...

Në 18 shkolla të Kosovës nuk ka filluar procesi mësimor më 1 shtator, për shkak të mos përgatitjeve me kohë

Komunat shprehen të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator

Në 18 shkolla të Kosovës nuk ka filluar procesi mësimor më 1 shtator, për shkak të mos përgatitjeve të tyre me kohë. Mësimi nuk ka filluar me kohë në këto shkolla pasi renovimi dhe përgatitja e tyre nuk është bërë para datës kur është paraparë të fillon mësimi. Drejtoresha e …

Më shumë...

Rusia ka vendosur një raketë balistike ndërkontinentale të avancuar në detyrë luftarake

Londra, Parisi dhe Berlini mund të goditeshin brenda 200 sekondave nga lëshimi i raketave bërthamore të Rusisë

Agjencive ruse të lajmeve njoftojnë se Rusia ka vendosur një raketë balistike ndërkontinentale të avancuar në detyrë luftarake. Ato kanë bërë të ditur se fjala është për raketa Sarmat – e riemëruar Satan II – ka kapacitetin të mbajë koka të shumta bërthamore. “Kompleksi strategjik Sarmat është vënë në detyrë …

Më shumë...

Serbët e veriut kanë thënë se njëherë duhet të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe e mandej zgjedhjet

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

Serbët e pjesës veriore të Kosovës kanë thënë se njëherë duhet të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe e mandej të organizohen zgjedhjet  në katër komunat veriore. Ata kanë kërkuar po ashtu që para se të mbahen zgjedhjet, paraprakisht, policia të tërhiqet nga veriu, të lirohen të gjithë të burgosurit serbë, …

Më shumë...

Kryetarja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të nis vizitë dy ditore në Shqipëri

Hurryiet: Kryetarja, Vjosa Osmani iu ka nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve

Kryetarja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të nis vizitë dy ditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, ajo do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të Shqipërisë, kryetari, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, kryetaren e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Kryetarja, Vjosa Osmani, pas qëndrimit në Tiranë, …

Më shumë...