Radio Kosova e Lire

Qeveria riformatohet gjatë kësaj jave

Qeveria e Kosoves

Kryeministri, Isa Mustafa në bashkërendim me partnerin e tij të koalicionit, PDK-në, gjatë kësaj jave pritet t’i bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Këto ndryshime të titullarëve të ministrive vijnë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president i vendit. Një burim brenda PDK-së, ka thënë për mediet se deri në fund …

Më shumë...

Refugjatët nga Lindja e Mesme vendosën në Janinë

Autoritetet greke dje kanë zhvendosur grupe të konsiderueshme refugjatësh në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Refugjatët nga Lindja e Mesme, kryesisht Iraku dhe Siria, janë zhvendosur nga Porti i Elefsinës në Janinë. Në një kamp të improvizuar në ish-aeroportin ushtarak të Janinës ndodhen aktualisht mbi 1200 refugjatë. Grupe të tjera …

Më shumë...

Ka përfunduar në Deçan Turneu mbarëkombëtar i Shahut

Ka përfunduar në Deçan Turneu mbarëkombëtar i Shahut, ku morën pjesë mbi 100 garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi! Është vlerësuar si Turneu më i madh i organizuar deri me tash në Kosovë! Në një konkurrencë të fortë vendin e parë e fitoj, Nderim Saraqi (kampion i …

Më shumë...

Zharku dhe Suma dakordohen për fillimin e punimeve në rrugën Elezit – Gorancë – Glloboqicë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin ka biseduar rreth fillimit të ndërtimit të rrugës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboqicë. Ky projekt do të realizohet nga buxheti i vitit 2016 ku janë ndarë 600 mijë euro …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri bisedoj me qytetarët e Rashanit dhe të Rekës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar të shtunën fshatin Rashan të Shalës së Bajgorës, me ftesën e qytetarëve të tij. Banorët e Rashanit kishin ftuar kryetarin Bahtiri për ta vizituar fshatin e tyre me qëllim që për së afërmi të njoftohet me gjendjen në fshat dhe problemet …

Më shumë...

Takohen kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Nura

Në vazhdën e takimeve të shumta që kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, i  ka pas me përfaqësuesit e komunave fqinje, Skenderaj dhe Vushtrri, është edhe takimi i fundit që ky pati me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura. Kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Nura, gjatë këtij takimi …

Më shumë...

Edhe kryetari Bahtiri mori pjesë në varrimin e Ramadan Polluzhës

Në mesin e shumë udhëheqësve të institucioneve të Republikë së Kosovës dhe personaliteteve të shquara të Kombit nga mbarë trevat shqiptare, që morën pjesë në varrimin e Ramadan Polluzhës, djalit të luftëtarit të madh për çlirimin e Kosovës, Shaban Polluzha, ishte edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Kryetari …

Më shumë...

U zbulua busti i Afrim Abazit

Me një ceremoni solemne afër shkollës së lagjes Sherret të Ferizajt, u zbulua busti i dëshmorit Afrim Abazi dhe u shënua dita e shkollës e cila e mban këtë emër.  Pjesëmarrësve u folën autoritetet komunale, veprimtarë dhe të afërm të dëshmorit. Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa  tha se zbulimi i …

Më shumë...

Bahtiri: Për Trepçën mund të bisedohet vetëm në Prishtinë

Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministrit serb, Ljubomir Mariq, i cili ka kërkuar që problemi i ‘Trepçës’ të shtrohet në bisedimet në Bruksel. Por, Agim Bahtiri vlerëson se për Trepçën mund të bisedohet vetëm në Mitrovicë dhe Prishtië, por jo në …

Më shumë...

Opozita mbajti tubim mobilizues me qytetarë

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën sot mbajtën tubimin mobilizues me qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të shumtë. Ata shprehen edhe njëherë vendosmërinë për të protestuar deri në rrëzimin e Qeverisë Mustafa dhe shfuqizimin e marrëveshjeve të Brukselit. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në fjalën e tij drejtuar …

Më shumë...

Princi Çarls vizitoi bazën e KFOR-it në Prishtinë

Në vazhdën e qëndrimit të tij në Kosovë, princi i Uellsit, Çarls, pas takimit me kryetaren në largim, Atifete Jahjaga, ka vizituar bazën e KFOR-it në Prishtinë. Ai vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të forcave paqëruajtëse, me ç’rast vuri kurora lulesh tek Memoriali i ushtarëve britanik. Princit Çarls, me këtë rast, …

Më shumë...

Nis zyrtarisht aplikimi për statusin e të mbijetuarave të dhunimeve

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka bërë pranimin e aplikimeve të para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pranimi i këtyre dokumenteve shënon edhe zyrtarisht fillimin e këtij procesi, 17 vite pas përfundimit të luftës. Vlerësohet se diku rreth …

Më shumë...

Thaçi ngushëllon familjen Kastrati në Palluzhë

Presidenti i ardhshëm i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar familjen Kastrati në fshatin Palluzhë, ku dhe ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ramadan Kastratit, djalit të Heroit, Shaban Palluzha. “Komandanti i shquar Shaban Polluzha luftoi për çlirimin e Kosovës dhe me bashkëluftëtarët e tij organizoi kryengritjen e parë antikomuniste …

Më shumë...

Beogradi i privon shqiptarët e Kosovës Lindore në përdorimin e simboleve

Beogradi nuk po e ndalë në asnjë moment presionin ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ndonëse Serbisë çdo ditë e më shumë po i hapen dyert e integrimit në Bashkimin Evropian, ajo nuk ka ndryshuar qasjen diskriminuese ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke i privuar ata edhe nga përdorimi …

Më shumë...

Mariq: Statusi i Trepçës do të diskutohet në Bruksel

Lubomir Mariq

Ministri nga radhët e Listës ‘Srpska’ në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq, ka paralajmëruar se ‘Trepça’ do të diskutohet në kuadër të bisedimeve në Bruksel. Duke folur për Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë, ai ka thënë se përfaqësuesit serbë në Qeverinë e Kosovës i kanë thënë kryeministrit, Isa Mustafa se …

Më shumë...