Radio Kosova e Lire

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË KONVENTËS SË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, vizituan shkollën fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri. Kjo vizitë u realizua në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen kudo në botë dhe …

Më shumë...

Konferenca dhe Panairi “Mësimi gjatë gjithë jetës, një domosdoshmëri për krijimin e një shoqërie të dijes”

Janë organizuar Aktivitetet e Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës nga Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Shkollave të Larta Popullore Gjermane(DVV International), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, OJQ dhe organizata të tjera. Në …

Më shumë...

MTI dhe IFC marrëveshje bashkëpunimi për mbështetje dhe promovim të Kosovës si destinacion unik për investime

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare – IFC, pjesë e Grupit të Bankës Botërore që u përfaqësua nga Thomas Lubeck, Drejtori Rajonal për Evropën Juglindore (IFC) dhe Riccardo Serri, Drejtori i Seksionit Ekonomik dhe Politik pranë Zyrës së Bashkimit Evropian në …

Më shumë...

REÇICA: NE PO VEPROJMË KONFORM LIGJEVE DHE VENDIMEVE QË RRJEDHIN NGA TO

Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Betim Reçica, në një konferencë për media, të mbajtur në hapësirën e brendshme të Ministrisë së Infrastrukturës, ka dhënë sqarime rreth pezullimit të ish Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit, Nexhat Krasniqi, duke theksuar se është duke zbatuar ligjin në …

Më shumë...

Ferizaj shënon 20 Nëntorin –Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

Dhjetëra nxënës të shkollave të Ferizajt, anëtarë të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, ishin mbledhur paraditen e së martës në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, për të debatuar mbi rolin dhe të drejtat e tyre në shoqëri. Për t’i takuar dhe uruar në këtë ditë të tyre, doli edhe …

Më shumë...

Në Suharekë u mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

Është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete, ku si rend dite kishin këto pika: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirimin e zjarrfikësve nga shërbimet mjekësore parësore; Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-020-8571, të datës 26.02.2018; Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin …

Më shumë...

Përurohet aneksi i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë

Është përuruar aneksi i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, dhe me këtë aneks, përfundimisht zgjidhet problemi i hapësirës në këtë institucion shkollor. Në ceremoninë e përurimit të aneksit të gjimnazit, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zëvendësministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep …

Më shumë...

Krerët e komunës dhe policisë në Malishevë, bisedojnë për situatën e sigurisë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, kanë mbajtur një takim me karakter njoftues me komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, kapiten Hazir Berisha dhe zëvendëskomandantin, togerin Azem Krasniqi, pas marrjes së detyrës së komandantit të stacionit policor nga ana e kapitenit Berisha. Në këtë takim, …

Më shumë...

SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit,, organizoi orë letrare me Poezi në Gjuhën Angleze

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, janë mbajtur garat Komunale në gjuhën Angleze. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj,  ka shpërndarë mirënjohje për dy mësueset nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat në Kosovë qëndrojnë me projektin e Korpusit të Paqes. Me këtë rast …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të organizuar nga KFOR-i Italian më komunat jugperëndimore të Kosovës

Kryetari komunës së Deçanit Bashkim  Ramosaj, ishte pjesëmarrës në takimin e organizuar nga KFOR-i italian, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, ku temë e diskutimit ishte mundësia e investimeve të bizneseve italiane në komunat jugperëndimore të Kosovës. Zëvendësambasadori italian në Prishtinë, Matteo Corradini, premtoi bashkëpunim dhe përkrahje për komunat ë …

Më shumë...

Ministri Reçica e ka pritur sot në një takim njohës udhëheqësin e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka pritur sot në një takim njohës udhëheqësin e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin me të cilin janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit në mes të MPMS-së dhe UNICEF-it. “Pata kënaqësinë të pres në takim njohës udhëheqësin e zyrës së …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË DËGJIMIN PUBLIK ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në dëgjimin publik me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. Në këtë takim kanë raportuar ministri i Arsimit, i Shëndetësisë, i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i Punëve të Brendshme, i Drejtësisë, si dhe …

Më shumë...

Ministri Shala urdhëresë, ndalon shitjen e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë edhe një urdhëresë në vazhdën e zbatimit të politikave që fuqizojnë Republikën e Kosovës. Pas raportimeve të qytetarëve si dhe pas inspektimeve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut, që kanë hasur në disa mallra që importohen në …

Më shumë...

SITUATA NË RRUGËT E VENDIT NË KUSHTET E NORMALES

Situata në rrugët e Kosovës pas fillimit të reshjeve të borës është në kushtet e normales. Probleme të theksuara janë në vendet malore, në rrugën e Prevallës, atë të Rugovës dhe në rrugën e Rozhajës që shpie në pikën kufitare me Malin e Zi. Kompanitë e kontraktuara janë në teren …

Më shumë...

Ferizaj, komuna e parë që nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për programin nacional për rininë, kulturën dhe sportin

Paraditen e së hënës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani dhe drejtoreshën e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati Shabani, kanë pritur në takim, Koordinatorin Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica si dhe …

Më shumë...

Komuna e Ferizajt në gatishmëri të plotë pas reshjeve të mbrëmshme të borës

Gjatë ditës së hënë u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve të komunës së Ferizajt. Në këtë mbledhje, me drejtorët e drejtorive komunale, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu njoftoi mbi ecurinë e përgjithshme të punës së ekzekutivit, ndërkohë drejtorët e drejtorive komunale raportuan mbi gjendjen në …

Më shumë...