Radio Kosova e Lire

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të dytën për këtë vit

Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe të shoqërisë civile, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të dytën për këtë vit. Mbledhja u mbajt me këtë rend …

Më shumë...

Po vazhdon ndërtimi i kanaleve të ujitjes në Llukë të Epërme të komunës së Deçanit

Drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit z. Rifat Stojkaj, nga afër ka përcjellur punimet që po zhvillohen në ndërtimin e kanaleve të ujitjes në Llukë të Epërme, ndërsa së shpejti do të filloj ndërtimi i segmentit të kanalit të ujitjes për fshatin Llukë e Ulët.

Më shumë...

KKSB në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i udhëhequr nga kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ku kanë marrë pjesë anëtarët e këtij këshilli, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Në këtë takim është diskutuar për çështje të sigurisë së përgjithshme, e cila u vlerësua e qetë dhe e …

Më shumë...

Është përkujtuar sot Beteja e Qirezit dhe Likoshanit

Është përkujtuar sot Beteja e Qirezit dhe Likoshanit, në 26 vjetorin e saj, për nder të së cilës dhe në kujtim të dëshmorëve e martirëve, janë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Likoshan. Në homazhe kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryetari i …

Më shumë...

Përfaqësuesit e JICA u pritën në takim nga nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim pune përfaqësuesit e JICA, Joji Araki, ekspert i asociuar nga departamenti për mjedis global, i agjencionit Japonez për bashkëpunim ndërkombëtar,  i shoqëruar nga edhe lideri i ekipit Kato Hiroshi dhe stafi i projektit. Qëllimi i takimit ishte njoftimi …

Më shumë...

Komiteti për komunitete në Ferizaj ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Kryesuesi i Komitetit për Komunitete në komunën e Ferizajt, Osman Emini, bashkë me anëtarët e këtij komuniteti ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt. Në këtë mbledhje u diskutua për infrastrukturën në rrugët ku jeton komuniteti, por edhe orari i vizitave që do të mbahen tek Qendrat e Mjekësisë Familjare, …

Më shumë...

Vitia pjesë e Projekti të AQH-së për  mbështetje të shërbimeve shëndetësorë  në katër vitet e ardhshme

Në kuadër të Projektit AQH – Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim, Nicu Fota, udhëheqës i këtij projekti, me bashkëpunëtoret me Qamile Ramadanin e Linda Mulollin, konsulente, me ç’rast është bërë një prezantim më i detajuar i projektit …

Më shumë...

Mbahet mbledhja urgjente e KKSB-së në Rahoveci

Mbahet mbledhja urgjente e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. Të pranishëm në mbledhje përveç anëtarëve të KKSB-së, ishin edhe përfaqësuesit e partive politike nga kuvendi komunal i Rahovecit, Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi si kryesues i mbledhjes, drejtorët e drejtorive komunale, kryetarët e këshillave …

Më shumë...

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e parkut në Mirushë

Punimet në ndërtimin dhe rregullimin e parkut në fshatin Mirushë të Komunës së Malishevës, janë duke vazhduar, përkatësisht është duke u realizuar faza e parë e këtij projekti. Punimet në këtë park, i ka inspektuar drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, i cili u shpreh i kënaqur …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka pritur në takim Kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit dhe ekipin e tij  

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, priti në takim z. Astrit Dobrushi, Kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit dhe ekipin e tij, me të cilët biseduan për projektet e përbashkëta, rritjen e komunikimit dhe të integrimit brendashqiptar. Nisur nga fakti se jemi një popull …

Më shumë...

Kryetari Haliti ka marrë pjesë në ndërrimin e komandës në Bondsteel

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë pjesë në ndërrimin e komandës në Bondsteel. Ai ka thënë me këtë rast se është kënaqësi nderë dhe privilegj sa herë që prezantoj në ndërrimin e komandës në Bondsteel. Falënderim i pa fund për komandantin, zëvendëskomandanten dhe ekipin ndërlidhëse që punuam …

Më shumë...

U mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit, por edhe për të kujtuar dhe nderuar jetën e ish punëtorit të komunës së Deçanit, Gani Komoni

U mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit, por edhe për të kujtuar dhe nderuar jetën e ish punëtorit të komunës së Deçanit, Gani Komoni. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili ndër të tjera tha: Ishte punëtor i …

Më shumë...

Në komunën e Skenderajt kanë filluar punimet në parkingun për bizneset në qendrën zejtare

Kanë nisur sot punimet e realizimit të projektit për parking që do të jetë në shfrytëzim të bizneseve në Bulevardin “Ilaz Kodra” në komunën e Skenderajt, me çka po përmbushet premtimi i kryetarit Nura, për komunitetin e biznesit në këtë zonë të frekuentuar të qytetit të Skenderajt. Teksa puna ka …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me ministrin e zhvillimit rajonal z. Fikrim Damka

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj nënshkruan sot me ministrin e Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, marrëveshje të mirëkuptimit për projektin e “Zhvillimit të Turizmit në Komunën e Deçanit” në vlerë prej 414,270.00 €. Komuna e Deçanit …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan

Në Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me kryesuesin e Kuvendit z. Hajdar Sutaj dhe drejtorët komunal, z. Ramë Melaj e z. Izet Zenuni, ishin për t’i uruar zgjedhjen në krye të KBI-së, Hoxhës së nderuar Naser Tolaj. Mbështetja dhe bashkëpunimi ynë …

Më shumë...

KPF në Ferizaj diskutoi raportin e komisionit për vendosjen e emrave të rrugëve ne sistemin “Aris”

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi bashkë më anëtarët e KPF-së ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, ndërkaq në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale. Fillimisht drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë …

Më shumë...