Brickos

Radio Kosova e Lire

Kuvendi i Komunës së Malishevës, vendosë të ndalohet varrosja e veteranëve në varrezat e dëshmorëve

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka vazhduar me mbajtjen e seancës së dhjetë të rregullt, ku në mesin e disa vendimeve të marra, pas shqyrtimit të kërkesës së Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteran të luftës së UÇK-së dhe Martirë të luftës, mori vendim që të ndalohet varrosja e …

Më shumë...

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Shtator

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Shtator. Këshilli për rendë të ditës shqyrtoi; -Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar -Gjendja e përgjithshme e sigurisë gjatë muajit Shtatorë – Të ndryshme. Lidhur …

Më shumë...

Deklaratë zyrtare për publikun, e Kryetarit Jashari, rreth asaj që ndodhi sot në Kuvendin Komunal të Skenderajt

Deklaratë zyrtare për publikun, e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, rreth asaj që ndodhi sot në Kuvendin Komunal të Skenderajt: “Të dashur qytetarë, Sot u miratua buxheti zhvillimor i Komunës së Skenderajt, i cili u bë në bashkëpunim të plotë me qytetarë që kam takuar në çdo bashkësi …

Më shumë...

Kryetari Jashari ka prit në takim kryetarin e Federatës së Notit të Kosovës, Ymer Rama

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, kanë prit në takim kryetarin e Federatës së Notit të Kosovës, Ymer Rama me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë diskutuar për kushtet dhe mundësitë që ofron komuna e Skenderajt, sa i përket ndërtimit të …

Më shumë...

Në vitin 2019 do të vendosen kamerat e sigurisë në ter qytetin dhe në udhëkryqet kryesore në Deçan

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajt  takimin e dytë me këto pika të rendit të ditës. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit dhe Të ndryshme Të pranishëm ishin strukturat policore nga niveli lokal KFOR, FSK-së, klerik fetarë dhe  përfaqësues të  komuniteteve. Takimin e hapi kryetari i komunës …

Më shumë...

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI RADHËS I KOMITETIT DREJTUES TË FUSHATËS “ARSIMI NË DORËN TËNDE”

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në partneritet me GIZ-in ka organizuar takimin e radhës të komitetit drejtues të fushatës “Arsimi në dorën tënde”, me ç‘rast u diskutua rreth aktiviteteve të zhvilluara që nga fillimi i fushatës si dhe për përgatitjet që duhet bërë për ngjarjen publike e cila planifikohet …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI ËSHTË PRITUR NGA DREJTUES TË USAID-IT NË WASHINGTON

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në selinë qendrore të USAID-it në Washington nga Gretchen Birkle, zëvendësndihmës-administratore për Evropë dhe Euro-Azi. Me këtë rast, ministri Bytyqi u shpreh falënderues për angazhimin e USAID-it në Kosovë në përkrahje të …

Më shumë...

THEMELOHET NJËSIA ZBATUESE PËR “AUTOSTRADËN E DUKAGJINIT”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në cilësinë e kryesuesit të Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren”, që njihet jo formalisht edhe si “Autostrada e Dukagjinit”, mbajti takimin e parë të këtij komiteti. Gjatë këtij takimi ministri Lekaj, i ka njoftuar anëtarët lidhur me nënshkrimin e kontratës për …

Më shumë...

Ministri Gashi: Jemi të angazhuar në ngritjen e përqindjes së pjesëmarrjes në aktivitete sportive

Në Sheshin “Skënderbeu”, në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës ka hapur Panairin e Sportit, qëllimi i të cilit është që klubet sportive të komunave të paraqesin ofertat e tyre tek fëmijët e shkollave fillore, të cilët vendosin se cili sport është më atraktiv dhe më …

Më shumë...

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Turizmit me aktivitete në Pejë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka shënuar Ditën Botërore të Turizmit me disa aktivitete të organizuara në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe me shoqatat turistike të Kosovës. Hapjen zyrtare të këtij aktiviteti e bëri ushtruesja e detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi. Krasniqi theksoi se ministria …

Më shumë...

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, certifikon 8 bujq ferizajas në modulin e gjedheve

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami ka marr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), bashkë me stafin e tij, me ç’rast në modulin e gjedheve janë kualifikuar 8 bujq ferizajas nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. …

Më shumë...

Panairi i sporteve u mbajt në Ferizajt

Klube të ndryshme sportive, këtë të mërkurë performuan për disa orë në sheshin e qytetit, në kuadër të Panairit të Sporteve që po organizohet nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe Sportit, si dhe Komiteti Olimpik i Kosovës. U tha se përmes këtij aktiviteti Qeveria e Kosovës po synon të …

Më shumë...

Kuvendi Komunal i Vitisë votoi me shumicë votash pro buxhetit për vitet 2019-2021

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur mbledhjen e 9-të të rregullt. Me këtë rast janë votuar dhe shqyrtuar të gjitha pikat e parapara me rendin e ditës. Megjithatë diskutimi më i gjatë është bërë për Draft Buxhetin e Komunës së Vitisë për vitet 2019-2021 i cili po ashtu është votuar …

Më shumë...

Me Panairin e klubeve sportive, në Viti u shënua “Java Evropiane e Sportit”

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, në Viti është mbajtur Panairi i Klubeve sportive të komunës së Vitisë. Me këtë rast, janë prezantuar ekipet dhe klubet e ndryshme sportive që veprojnë në komunën e Vitisë. Panairin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili …

Më shumë...

Festari 2018 – U shfaq pjesa teatrale “Sigma- kërko të drejtën tënde”

Në ambientet e Qendrës Kulturore “Shtëpia e felbahut” në Suharekë,u dha pjesa teatrale “Sigma- kërko të drejtën tënde”, e cila ka zgjuar interesim tek artdashësit suharekas, posaçërisht të rinjtë. Shfaqja ishte e një lloji tjetër çfarë jemi mësuar ti shohim, pasi këtu patën rastin që krahas aktorëve të njohur të …

Më shumë...

Kryetari Muharremaj takon Firmat tenderuese

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka takuar firmat tenderuese të cilat do të fillojnë punën në projekte të ndryshme në territorin e Komunës së Suharekës. Nga përfaqësuesit e kompanive, ka kërkuar punë dhe angazhim maksimal, duke e pasur parasysh gjithnjë cilësinë dhe duke e respektuar kontratën e paraparë …

Më shumë...