leoni

Radio Kosova e Lire

Ka filluar asfaltimi i rrugës dhe rrugicave në fshatin Gaçkë

Banorët e fshatit Gaçkë të komunës së Ferizajt i janë gëzuar shumë asfaltimit të rrugës kryesore dhe rrugicave në këtë fshat. Ata janë shprehur tejet mirënjohës ndaj Komunës së Ferizajt, që po bën rregullimin e infrastrukturës rrugore. “Kemi pasur probleme të shumta të rrugës, ka pasur baltë dhe gjatë sezonit …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të drejtorëve në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në takimin e rregullt javor me Këshillin e drejtorëve, u informua më detajisht për aktivitetet dhe punët që po kryhen nëpër drejtori. Gjatë këtij takimi u tha se në Drejtorinë e Bujqësisë po bëhet rregullimi i rrugëve fushore, si dhe po punohet rreth …

Më shumë...

Zgjerohet rrjeti i kanalizimit në Gurbardh

Në kuadër të rregullimit dhe zgjerimit të rrjeteve të kanalizimeve në fshatrat e Komunës së Malishevës, edhe në Gurbardh ka filluar zgjerimi i rrjetit të kanalizimit, me qëllim të krijimit të qasjes në kanalizim të një pjese të fshatit, që deri më tani nuk kanë qenë të kyçur, dhe një …

Më shumë...

Kryetari Jashari mori pjesë në zbulimin e lapidarit të Kamer dhe Murat Loshi

Në Skenderaj është ngritur lapidari i luftëtarëve Kamer dhe Murat Loshi në fshatin Pemishtë. Në këtë aktivitet, morën pjesë Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit, Fatbardha Haliti dhe Drejtorë Komunal, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Deputeti i Parlamentit të Kosovës Bekim Haxhiu, …

Më shumë...

Asfaltohet rruga Ramosaj –Demhasaj në Carrabreg të Ulët

Sot u bë asfaltimi i rrugës Ramosaj –Demhasaj në Carrabreg të Ulët të komunës së Deçanit me gjatësi 3 kilometra e 100 metra, duke përfshirë edhe degëzimet anësorë të këtyre rrugëve. Ky investim është nga Ministria e Infrastrukturës rrugore në bashkëpunim më Komunën e Deçanit.

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI VIZITOI DY SHKOLLA NË ROGOVË TË GJAKOVËS

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në kuadër të vizitave të planifikuara nëpër shkollat e Kosovës për të biseduar me mësimdhënës, vizitoi shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Haxhi Hoti” dhe gjimnazin “Asllan Berisha” në Rogovë të Gjakovës, për të parë nga afër kushtet për zhvillimin e …

Më shumë...

MTI INICON HETIMIN LIDHUR ME ZBATIMIN E MASAVE MBROJTËSE NË IMPORTE

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në pajtim me nenin 7, paragrafi 3, të Ligjit nr. 04/L-047 për Masat Mbrojtëse në Importe, dhe pas konstatimit, siç parashihet në nenin 8 të Ligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, se ka bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se rritja e importit, si dhe …

Më shumë...

MINISTRI LEKAJ VIZITOI KATARIN, NËNSHKROI MARRËVESHJEN PËR SHËRBIME AJRORE TË AVIACIONIT CIVIL

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nënshkroi në Doha marrëveshjen e Shërbimeve Ajrore të Aviacionit Civil, me homologun e tij nga shteti i Katarit Sh.T. Jassim Bin Saif Al-Sulaiti. Kjo marrëveshje hap rrugën për fluturimet direkte të “Qatar Airways” midis ANP “Adem Jashari” dhe “Aeroportit Ndërkombëtar të Dohas”. “Qatar Airways” tash …

Më shumë...

52 aksidente dhe 26 të lënduar për 24 orë

Dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka njoftuar se brenda 24 orëve, në vendin tonë janë evidentuar 52 aksidente në komunikacion. Mga këto aksidente kanë pësuar lëndime të lehta dhe të rënda trupore 26 pjesëmarrës në komunikacion dhe 26 me dëme materiale. Ai ka njoftuar se gjatë 24 orëve …

Më shumë...

Shqiptarët e Kosovës Lindore kërkojnë të njëjtat të drejta që i gëzojnë serbët në Kosovë

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të tri komunave shqiptare të mbetura nën Serbi, në takimin e mbajtur sot në Bujanovc, ka miratuar deklaratën e përbashkët, me të cilën kërkohet përfaqësimi i shqiptarëve të Kosovës Lindore në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Medie nga atje njoftojnë se në mes tjerash, …

Më shumë...

Ministri, Bajram Hasani ka caktuar masë të përkohshme prej 30% për pemët dhe perimet që do të importohen

Ministri, Bajram Hasani ka caktuar masë të përkohshme prej 30% për pemët dhe perimet që do të importohen

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka caktuar masë të përkohshme prej 30% për pemët dhe perimet që do të importohen. Kjo masë do të hyjë në fuqi të mërkurën, më 18 korrik. Marrja e këtij vendimi është marrë pas një hetimi të gjerë dhe konsultave me prodhuesit vendor, …

Më shumë...

Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar njofton për pritje të gjata në kufirin me Serbinë në Merdar

Merdare

Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar njofton për pritje të gjata në kufirin me Serbinë në Merdar. Kjo qendër njofton se pritja për të hyrë nga Serbia në Kosovë po zgjat më orë të tëra. Ndërkohë, edhe bashkatdhetarët që vijnë nga mërgimi për të kaluar pushimet në vendin tonë njoftojnë për …

Më shumë...

Kadriaj: Në procesin e dialogut me Serbinë duhet të kenë rol të gjitha partitë politike

Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka deklaruar se nuk ka kuptim të vazhdohet dialogu me Serbinë pa u hequr vizat. Ajo ka shtuar më tutje se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të ndërpritet ky dialog derisa t’bëhet liberalizimi i vizave.  Aleanca …

Më shumë...

Brukseli mund t’ia lehtësoj Kosovës rrugën integruese në Bashkimin Evropian

Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Mediet serbe njoftojnë se Brukseli mua mund t’ia lehtësoj Kosovës rrugën integruese në Bashkimin Evropian. Gazeta serbe “Vecernje Novosti”, njofton se procesi i ri i vendim-marrjes në Bashkimin Evropian i paralajmëruar nga euro-komisionari për Zgjerim, Johanes Han, mund ta shkurtoj rrugën e integrimeve evropiane për Kosovën. Kjo mund të arrihet …

Më shumë...

Mbi gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë pasivë në seancat e Kuvendit

Pas kërkëses së kryeministrit Haradinaj sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Mbi gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë pasivë në seancat e Kuvendit. Ndonëse ka kaluar mbi një vit nga konstituimi i kësaj legjislature, ata nuk kanë parashtruar asnjëherë pyetje parlamentare. Përveç kësaj mbikëqyrësit e punës së Kuvendit të Kosovës kanë konstatuar se një numër i konsiderueshëm i deputetëve …

Më shumë...

Autoritetet kompetente të Francës kanë ndërmarr masa të jashtëzakonshme në Paris

Autoritetet kompetente të Francës kanë ndërmarr masa të jashtëzakonshme në Paris

Autoritetet kompetente të Francës kanë ndërmarr masa të jashtëzakonshme në Paris në prag të zhvillimit të ndeshjes së kampionatit botëror të futbollit ndërmjet Francës dhe Kroacisë dhe përvjetorit të revolucionit borgjez francez. Njoftohet se për mbarëvajtjen e rendit janë angazhuar 12 mijë oficerë të policisë dhe 1 mijë e 600 …

Më shumë...