Radio Kosova e Lire

Aktivitete të shumta në Komunën e Skenderajt për shënimin e festës së pavarësisë

Në vazhdën e aktiviteteve të Komunës së Skenderajt, të organizuara për nder të festës së 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, u mbajt koncerti në Sheshin ‘’Adem Jashari ’’ në Skenderaj. Në këtë koncert, Kryetari, Bekim Jashari, ju drejtua qytetarëve të shumtë me një fjalim rasti, të cilët …

Më shumë...

Malisheva shënoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Komuna e Malishevës, sipas agjendës shtetërore, ka mbajtur aktivitetet e parapara,  përmes së cilave shënoi 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Aktivitetet kanë filluar me homazhe dhe nderime, për të vazhduar me mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës dhe për ta përfunduar me një koncert në parkun e …

Më shumë...

Në Klinë, vazhdojnë aktivitetet në 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në Komunën e Klinës, kanë vazhduar aktivitetet në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në Restorant “Fontana”, u mbajt debati, ‘‘KULTURA NË KLINË’’ ku kryetari i Komunës, Prof.Dr. Zenun Elezaj, përshëndeti te gjithë te pranishmit dhe u uroj 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Pastaj, foli Drejtori për Kulturë, Rini …

Më shumë...

Italianët interesohen për investime në Komunën e Klinës

Përfaqësuesit e Kompanisë Italiane për Energji, Electric International Company SHPK, Marco Romoli dhe Ing. Ottavio Raggi, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre të shoqëruar edhe nga bashkatdhetari klinas Xhafer Berisha, kanë qëndruar në Klinë dhe janë takuar me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Ibër Elezaj. Në takim është diskutuar lidhur …

Më shumë...

Hapet Ekspozita me fotografi të vjetra të Kaçanikut

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë së Kosovës, është hapur ekspozita me fotografi të vjetra të Kaçanikut, të autorit Axhip Tusha. Në mesin e mysafirëve që përshëndetën këtë aktivitet, ishte edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, i cili përgëzoi autorin për veprimtarinë …

Më shumë...

Kryetari Ilazi uron qytetarët me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në urimin e kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës Thuhet: Kam kënaqësinë që me rastin 17 shkurtit – 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, t’ju uroj: Gëzuar Festa e Pavarësisë së Kosovës!Përvjetorët jubilar kanë në vete vlerat …

Më shumë...

MINISTRI LEKAJ NËNSHKRUAJTI KONTRATËN PËR NDËRTIMIN E RRUGËS DEÇAN – PLAVË

Ministri Pal Lekaj  në prezencë të deputetëve që vijnë nga Deçani, si dhe kryetarit të  Deçanit, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve të rrugës Deçan-Plavë. Me rastin e nënshkrimit të kontratës, duke i uruar deputetët, kryetarin si dhe të gjithë banorët e Deçanit, ministri Lekaj është shprehur: “Në vigjilje …

Më shumë...

Përurohet objekti i banimit social në Stantërg të Mitrovicës

Është përuruar objekti i banimit social në Stantërg të Mitrovicës i cili do të shërbejë për 17 familje me kushte të rënda sociale. Objekti është financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe kap shumën prej 294 mijë euro, ndërkaq Komuna e Mitrovicës ka ndarë parcelën dhe do të …

Më shumë...

Në MTI u mbajt takimi për treguesit gjeografikë në Kosovë

Zëvendësministri i Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, në tryezën e organizuar me temë: “Treguesit Gjeografik – Djathi i Sharrit” tha se ne si qeveri në këtë mandat qeverisës prioritet kemi zhvillimin ekonomik me bazë të lartë në ngritjen e prodhimit dhe produktit vendor, ku bëjnë pjesë edhe prodhimi …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj dhe Ministri Lekaj nënshkruajnë marrëveshje në vlerë prej 12 milion € për rrugën Deçan–Plavë  

Kryetari  Ramosaj dhe Ministri Lekaj nënshkruajnë marrëveshje në  vlerë  prej 12 milion € për rrugën Deçan –Plavë, pas nënshkrimit kryetari Ramosajtha: Ndihem më i lumtur si asnjëherë më parë më vet faktin se kjo rrugë e nisur ka një rëndësi të veçantë, kjo rrugë do të përafrojë edhe më tepër …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj më bashkëpunëtor priti në takim pune shoqatën qeveritare Gjermane GIZZ

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim  Ramosaj,  më bashkëpunëtor priti në takim  pune shoqatën qeveritare Gjermane GIZZ-i. Qëllimi i takimit ishte mbështetja teknike për hartimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në terrin e komunës së Deçanit. Kryetari i komunës, përfaqësuesit e GIZZ-it Gjerman, Drita Binaj dhe Merlina Beu …

Më shumë...

Rahoveci mbanë seancën e kuvendit komunal

Në praninë edhe të  kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, kanë mbajtur mbledhjen e parë të kësaj përbërje, me këtë rast janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika më rëndësi, ndër to edhe formimi i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), si dhe ai …

Më shumë...

Kryetari Jashari priti në takim fëmijët e vitit të shpalljes së pavarësisë

Për nder të festës së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, takoi fëmijët e vitit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kryetari, Jashari u shpreh: sot i prita në ambientin tim të punës disa mysafirë të veçantë. Klea, Eriona, Erioni, Altini, Rinesa, Leoniti, …

Më shumë...

Në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë OVL e UÇK-së nderon veteranët dhe vazhdon me vendosjen e pllakave në shtëpitë shtabe të UÇK-së

Organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Malishevë dhe financuar nga Komuna e Malishevës, në kuadër të shënimeve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë, janë zhvilluar dy aktivitete, ku janë ndarë mirënjohje për veteranët e luftës së UÇK-së dhe ka vazhduar vendosja …

Më shumë...

Në vigjilje të Pavarësisë po mbahen aktivitete të shumta në Malishevë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës, janë duke u zhvilluar aktivitete të shumta. Aktivitetet e ditës së premte, kanë filluar në shkollat e Komunës së Malishevës, ku mësimdhënësit, në të gjitha shkollat, orën e parë të mësimit ja kanë kushtuar 17 Shkurtit, ndërsa …

Më shumë...