leoni

Botimet

Doli në dritë përmbledhja poetike: “Melodia e përjetësisë”, e autorit, Gani Pllana

Bota poetike e Gani Pllanës është e pasur dhe e begatshme si në perceptimin poetik të realitetit ashtu edhe të motiveve që trajton në poezinë e tij. Buka, Atdheu, Kosova, e kaluara e rëndë nën robëri, liria, pavarësia, gjendja e rëndës sociale, kurbeti, ndeshtrashat, rëniet e ngritjet, kanë reflektuar në …

Më shumë...

Prof. dr. Nusret Pllana: Gjaku i Dëshmorëve bën historinë e lirisë

 (Refik Gërbeshi, Dëshmorët e Kombit – Mareci ’99, Prishtinë, 2014) Përkufizimi Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm të falin gjakun për ardhjen e lirisë. Përkufizimi gjaku …

Më shumë...

Xhavit Sadrijaj: Intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte rasti historik i kësaj aleance që nga themelimi

Fjala e kolonel Xhavit Sadrijajt në përurimin e  Librit  “INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË”,  i autorit Nusret Pllana. Libri  u promovua edhe në Berlin I nderuari z. Fadil Ismajli, Ministër i zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës I deruari Ambasador i Republikës së Kosovës, z. Skender Xhakaliu Të nderuar përfaqësues …

Më shumë...

Hajriz Mamaj: Në Berlin u promovuan veprat e Dr.Nusret Pllanës

( Fjalë rasti me rastin e promovimit të librit “Terrori i  Serbisë pushtuese mbi shqiptarët  1844-1999” ) Të nderuar  bashkatdhetarë, i nderuar ministër Fadil Ismaili, i nderuar  ambasador zoti Skender  Xhakaliu, I nderuar prof dr.Afrim Hoti, i nderuari Kolonel Xhavit Sadrijaj, të nderuar përfaqësues të ambasadës së Kosovës,të nderuar përfaqësues …

Më shumë...

Një libër me rrëfime autentike për Golgotën e Tivarit

Libri dokumentar i Haxhi Birinxhikut, “Dëshmi për Tivarin”, është një vepër e arrirë dokumentare, ku trajtohet kjo Masakër ende e panjohur sa duhet. I lindur dhe i rritur në Drenicë, Haxhi Birinxhiku qysh fëmijë kishte dëgjuar sa e sa herë për tmerret që kishin përjetuar shqiptarët e Drenicës dhe të …

Më shumë...

Mustafë Krasniqi: KËTU JAM PËR T’I LUFTUAR ARMIQTË

Dje në Munchen të Gjermanisë, 22.03.2014, u bë promovimi i librit të autorit, Ibish Nezirit, monografi për dëshmorin e Kombit, Xhemajl Fetahaj. Promovimin e hapi Gëzim Osmani kryetar i LPK-së për Gjermani, ndërsa moderatorë ishte Lindita-Halili-Emini. Fjalën e hapjes e bëri Mr. Hasan UkëHaxhaj, njëherë edhe redaktor i librit në …

Më shumë...

Dr. Zenun Gjocaj: Romani “Burgu” vepër autobiografike, meditative, historiko-letrare

Pos veprimtarisë 40- vjeçare politike, arsimore, publicistike e shkencore, përjetimet e veta Ahmet Qeriqi i ngriti në dy proza me tematikë të veçantë letraro- artistike: “Meditime në arrati” (2002) dhe “Burgu” (2004) Për hartimin e romanit të dytë kryesisht autobiografik “Burgu“, autori nuk e ka pasur gjithaq lehtë. Tani, pas …

Më shumë...

Dashnim Hebibi: Përurohet monografia e SH.H

Kryesia e Shoqatës Humanitare “Medvegja”, me qendrën e saj në Fully të Zvicrës, bashkë me anëtarët e saj, pas Medvegjës, Prishtinës, Fully, Brukselit e Berlinit, ditë më parë, monografinë: ” 30 vjet në shërbim të kombit”, që pa dritën e botimit para disa muajve, e promovuan edhe në kryeqendrën e …

Më shumë...

Ibish Neziri: Në përurimin e librit „Rexhep Malaj zjarrë lufte që nuk shuhet“

Miq të nderuar, kur mora ftesën nga miku im dhe i juaj Agim Sulejmani për të marrë pjesë në këtë festë të librit aq sa u ndjeva i nderuar, njëkohësisht u ndjeva edhe i shqetësuar: Si do të shkoja në promovimin e librit pa e lexuar librin? Këtë shqetësim shumë …

Më shumë...

“Fati i luleve”, një vepër monumentale për jetën dhe veprën e Jusuf Gërvallës, shkruar nga bashkëveprimtari, Kadri Rexha

Është e mirënjohur legjenda biblike mbi fatin e Josifit, birit të Jakobit, të cilin vëllezërit ziliqarë e kishin shitur si skllav, meqë ata konsideronin se babai e donte më shumë nga të tjerët. Jusufi i historisë shqiptare, ka diçka të përbashkët me emnakun e tij të kujtesës biblike. Jusufi ynë …

Më shumë...

Dr. Ilaz Metaj: Disa veçori të veprës,“Meditime në arrati”, të autorit Ahmet Qeriqi

Koha e kaluar në vetmi, në arrati dhe bredhjet e Eknatit, të personazhit kryesor të veprës, “Meditime në arrati”, janë përjetimet e botës reale, të zemrës dhe të shpirtit në kohë dhe në hapësirë të caktuar, të autorit. Ndonëse ky libri i parë i tij, për opinionin lexues shqiptar,  autori, …

Më shumë...

Përurohet monografia: “Rexhep Malaj, zjarr lufte që nuk shuhet” e autorit, Agim Sylejmani

Monografia “Rexhep Malaj, zjarr lufte që nuk shuhet” e autorit, Agim Sylejmani  përurohet sot, në orën 15.00  në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë. Kjo monografi përurohet sot rastin e 30-vjetorit të rënies së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Këta dy dëshmorë  kanë rënë në Altarin …

Më shumë...

Një vepër për jetën e heroit, Rexhep Mala, shkruar nga Agim Sylejmani

Në mesin i militantëve të njohur të Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë edhe luftëtarët e NDSH-së dhe organizatave të tjera atdhetare, që kishin për synimin çlirimin e Kosovës e viseve të tjera dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, përherë do të mbetet i paharruar, militanti i pa …

Më shumë...

Doli nga shypi libri: STRATEG-BOTA NË ANEKDOTA II i autorit SELMAN DERVISHI

Selman Dervishi lindi më 5 shkurt 1949, rrëzë një bjeshke mali të Qyqavicës, në zemër të Kosovës.  Shkollën fillore katërvjeçare e kreu ne fshatin e lindjes, në Dodonë, ish-Gradicë, ndërsa tetëvjeçaren, në fshatin Dritan, ish-Dobroshec, të dyja me sukses të shkëlqyeshëm. Ishte  ndër nxënësit më të mirë dhe më të …

Më shumë...

U përurua libri, “Dëshmi për Tivarin” i autorit, Haxhi Birinxhiku ( 16. 11. 2013 )

Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës, në Prishtinë, u përurua libri i Haxhi Birinxhikut: “Dëshmi për Tivarin”. Ky libër nxjerrë  në dritë shumë rrëfime autentike të të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit të vitit 1945, kur forcat partizane çetnike të Jugosllavisë kishin ndërmarrë një fushatë për zhdukjen dhe …

Më shumë...

Mr. Kadri Rexha: Pikëtakime letrare

Doli në dritë libri më i ri i Kadri Rexhës, “Pikëtakime letrare” një përmbledhje studimesh e recensionesh të shkruara e të botuara kohë pas kohe, qysh prej vitit 1977 e deri në ditët tona. Pikëtakimet e mr. Kadri Rexhës në letërsinë shqipe janë të hershme dhe ato datojnë qysh në …

Më shumë...