Dëshmorët

Shpend Sefer Berisha (27.6.1960 – 31.5.1999)

Shpend Sefer Berisha (27.6.1960 – 31.5.1999)

Se ç’rëndësi historike për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte thyerja e kufirit që ndante vëllazërit e një nëne, flet gatishmëria e grupit të Muhamet Malësorit me shtatë studentë të Krushës së Madhe, vendosmëria e grupit të Mujë Krasniqit me dyzetë dëshmorë, trimëria e Agim Zenelit të pythyeshëm që …

Më shumë...

Fatmir Xhemajl Sahiti (15.1.1969 – 30.5.1998)

Fatmir Xhemajl Sahiti (15. 1. 1969 - 30. 5. 1998)

Në çdo luftë e në çdo kryengritje Drenica është ngritur e para dhe e para e ka kthyer pushkën armikut. Drenica i ka lindur dhe rritur bijtë e bijat më të mirë për atdhe, pandaj më të drejtë sot Drenicën e quajmë djepi i trimave liridashës të shqiptarisë. Edhe në …

Më shumë...

Rasim Rrahman Kiçina (25.8.1972 – 30.5.1999)

Rasim Kicina

Përveç shumë luftëtarëve të përkushtuar të lirisë të epopesë së luftës sonë çlirimtare, në këto radhë shquhej edhe një djalosh i guximshëm i Drenicës. Qysh në ditët e para të nismës së tij rrugës drejt këputjes së prangave të robërisë kishte grushtuar dy policë serbë në tren. I kishte rrahur …

Më shumë...

Shahin Rifat Syla (10.2.1942 – 30.5.1999)

Shahin Rifat Syla (10.2.1942 – 30.5.1999)

Shahin Syla u lind mё 10. 2. 1942 nё Kollë tё Artakollit, tё komunës së Vushtrrisё. Prindërit, Rifati dhe Hyra i patën pesë fëmijë: Brahimin, Rrahimin, Qerimin e Shahinin dhe Fazilen. Shahini kishte kryer vetëm dy klasë të shkollës fillore. U mor me punë  bujqësie. Ishte fshatar patriot, që vetëm …

Më shumë...

Brahim Zymer Mushkolaj (26.6.1954 – 30.5.1998)

Brahim Zymer Mushkolaj (26.6.1954 - 30.5.1998)

Trimi i shquar dhe sakrificës sublime, Brahim Mushkolaj u lind më 27.6.1954 në Deçan. Prindërit e tij, Zymer e Sofë Mushkolaj kishin pesë fëmijë. Familja e Brahimit shpeshherë ishte keqtrajtuar nga policia serbe me pretekst të kërkimit të armëve. Më 1990, Brahimi, bashkë me tre djemtë, u keqtrajtua pesë ditë …

Më shumë...

Nagip Muharrem Cacaj (12.6.1959 – 30.5.1998)

Nagip Muharrem Cacaj (12.6.1959 – 30.5.1998)

Dëshmori Nagip Cacaj u lind më 12 qershor të vitit 1959 në Deçan, ku edhe i mori frymëzimet e para atdhetare. Babai i dëshmorit, Muharremi, në vitet e pasluftës së Dytë Botërore i takonte lëvizjas së organizuar kombëtare, duke qenë pjesë e grupit të udhëhequr nga mësuesi atdhetar Rrustem Dukagjini …

Më shumë...

Halit Asllan Asllani (18.3.1961 – 29.5.1998)

Halit Asllan Asllani (18.3.1961 - 29.5.1998)

Reka e Keqe e Malësisë së Gjakovës, e njohur për trimëritë e burrave të saj në të kaluarën, e për qëndresën kundër hordhive turke gjatë ekspeditave të udhëhequra nga pashallarë në zë, në kohën e Perandorisë Osmane, u dëshmua dhe sprovua edhe një herë në fund të shekullit XX. Por, …

Më shumë...

Muharrem Rrustem Lataj (3.10.1976 – 29.5.1998)

Muharrem Rrustem Lataj (3.10.1976 - 29.5.1998)

Menjëherë pas luftës heroike në Prekazin legjendar, pastaj në Gllogjan të komunës së Deçanit, edhe carrabregasit iu bashkuan luftës për liri, që nga mesi i prillit 1998, duke formuar shtabe lokale luftarake dhe emergjente, pika mbrojtjeje e luftimi, mundësuan zhvillimin e një beteje pesëmuajshe (prill-shtator 1998) që la gjurmë në …

Më shumë...

Adnan Sadik Shyti (25.5.1978 – 29.5.1999)

Adnan Sadik Shyti (25.5.1978 – 29.5.1999)

Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, banorët e fshatit Oshlan i kanë dhënë 4 dëshmorë dhe 16 martirë. Duke qenë një pikë e lartë natyrore strategjike dhe falë gatishmërisë së trimave për të çliruar atdheun, ky fshat qe bërë fortesë e fuqishme e UÇK-së, ndërsa për shumë kohë barrikadë e …

Më shumë...

Sami Feriz Bogiqi (9.8.1961 – 29.5.1998)

Sami Feriz Bogiqi (9.8.1961 – 29.5.1998)

Sami Bogiqi u lind më 9. 8. 1961 në Komoran të komunës së Drenasit. Prindërit e tij, Ferizi dhe Nefisja lindën pesë fëmijë: Samiun, Shefkien, Avniun, Tomorrin dhe Shemsiun. Ai ishte fëmija i parë në familje, prandaj që në moshë të re u desh të kryente punë të ndryshme për …

Më shumë...

Tafil Brahim Kasumaj (18.10.1950 – 29.5.1998)

Tafil Brahim Kasumaj (18.10.1950 - 29.5.1998)

Ndër shumë dëshmorë që u flijuan për lirinë e Kosovës është edhe Tafil Kasumaj. Ai u lind më 18.10.1950 në Lloçan të Deçanit. Ishte fëmija i dytë ndër katër fëmijët e Brahim e Havë Kasumajt. Pas kryerjes së shkollës fillore në Carrabreg të Deçanit, Tafili e kreu gjimnazin në Deçan, …

Më shumë...

Manush Ahmet Berisha (15.2.1980 – 29.5.1999)

Manush Ahmet Berisha (15.2.1980 - 29.5.1999)

Dita e 26 prillit të vitit 1998 mbahet në mend nëpër fshatrat e tërë Llapushës dhe të Anadrinit, mbahet në hartimet e vogëlushëve të porsadalë nga belbëzimet, mbahet në mend për rapsodët nën telat e të cilëve jehoi ajo e Mujës dhe e Beqës “Kreshtat e Kosovës kanë marrë ngjyrë …

Më shumë...

Adnan Adem Berisha (15.2.1971 – 29.5.1998)

Adnan Adem Berisha (15.2.1971 – 29.5.1998)

Dëshmori i kombit Adnan Berisha, u lind më 15 shkurt të vitit 1971, në një familje me tradita atdhetare, në fshatin Pozhar të komunës së Deçanit. Mixha i dëshmorit, Hysen Berisha, ishte luftëtar i lirisë që kishte luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në formacionet atdhetare të Demë Ali Pozharit, …

Më shumë...

Behram Sadik Behrami (25.1.1959 – 28.5.1999)

Behram Sadik Behrami (25.1.1959 – 28.5.1999)

Në fshatin Pollatë që shtrihet thellë në Grykën e Llapit më 25 janar të vitit 1959 u lind dëshmori i kombit Behram Behrami. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen , gjimnazin në Besianë. Edhe pse bënte udhëtim të gjatë dhe të mundimshëm nga Pollata në Besinë, Behrami ishte …

Më shumë...

Mensur Sefer Zyberaj (7.7.1965 – 28.5.1999)

Mensur Sefer Zyberaj (7.7.1965 - 28.5.1999)

“Nëse nuk jemi me ju, ne lundrojmë nëpër pavdekësi. Lirisë së Kosovës ia dhuroj të gjtha pranverat e mia dhe nuk pendohem nëse ma çoni amanetin në vend. Ju, vazhdoni së andejmi ku mbeta unë!” (Mensur Zyberaj, Brigada 124 “Gani Paçarizi”, Zona Operative e Pashtrikut, fragment nga ditar i) Dita …

Më shumë...

Hasan Sejdi Dema (10.9.1970 – 28.5.1999)

Hasan Sejdi Dema (10.9.1970 - 28.5.1999)

Hasani ishte bir i një familje patriotike, e dalluar përkah fisnikria, urtësia dhe bujaria tradicionale shqiptare. Në Pollatën heroike, më 10 shtator të vitit 1970 u lind dëshmori i lirisë, Hasan Dema. Familja e dëshmorit të kombit ishte përparimtare. Në këto anë kushtet e jetesës gjithëherë kanë qenë shumë të …

Më shumë...